Në kuadër të “16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore” në kino “Armata” me mbështetjen e UNMIK-ut sonte është shfaqur filmi i shkurtë “Romni” dhe dokumentari “Si një grua e vërtetë“, përmes të cilëve synohet rritja e vetëdijes për parandalim të martesave të hershme në komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas.
Zëvendës përfaqësuesja speciale e Sekretarit të Përgjithshëm e UNMIK-ut në Kosovë, Beri Friman e cila u shpreh se pandemia COVID-19 ka ndikuar që në gjithë botën për 10% të rriten martesat e hershme.
Ajo u shpreh se përkundër përkushtimit në Kosovës gjendja është shqetësuese dhe kjo e ka bërë edhe më të vështirë për shkak të pandemisë dhe kushteve socio-ekonomike.
Friman shtoi se përmes filmit “Romni” dhe dokumentarit që u shpalosën sot synojnë parandalimin e mastesave të hershme te komunitetet.
“12 milionë vajza nën moshën 18-vjeçare dhe vajzat që martohen para moshën 18- vjeçare do të përjetojnë dhunë familje dhe jo befasueshëm vajzat që martohen para moshës 18-vjeçare kanë rezultate jo të mira si me bashkëmoshatarët e tyre. Pandemia COVID-19 ka përkeqësuar situatën në vitin 2021, me 10% rritje të martesave të fëmijëve. Në Kosovë është bërë një punë e përkushtuar për të zvogëluar shkallën e martesave të hershme të fëmijëve nga të gjitha komunitetet. Situata mbetet shqetësuese dhe sidomos për shkak të gjendjes me pandeminë dhe kushteve socio-ekonomike”, u shpreh ajo.
Aktivistja e komuniteteve, Sadete Gashijan u shpreh se përmes dialogut me familjet e komuniteteve kanë arritur të ulin shifrat e martesave të hershme tek romët, ashkanjët dhe egjiptianët. Ajo tha se kanë pasur shumë vështirë t’i bindin prindërit për të mos i martuar në moshat e reja vajzat e tyre, por synimet e tyre tashmë i kanë arritur.
“Qëllimi ka qenë për t’i ndaluar martesat e hershme moshën 14-15 vjeç në Mitrovicë, sepse ka pasur mosha të reja që janë martuar vajzat, por më shumë që kemi bërë kemi shkuar nëpër trajnime kemi folur me prindërit, pak ka qenë e vështirë për t’iu thënë që të mos i martojnë vajzat, kanë thënë se nuk është vajza jote… Gjithë qëllimi që është më i miri në komunitete te ne. Në Mitrovicë ka qenë problem nuk ka mundësi assesi për t’i ndaluar dhe tani me kohën janë vetëdijësuar njerëzit për t’i ndaluar martesat e hershme”, tha ajo.
Drejtoresha e Rrjetit të organizatave të grave të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas në Kosovë, Shpresa Agushi përmes këtij rrjeti po punojnë që gratë e komuniteteve të flasin për padrejtësitë me të cilat ballafaqohen.
Agushi theksoi se çështja e martesave të hershme është një dukuri prezente në gjitha komunat ku jetojnë komunitetet RAE.
Ajo ka theksuar se familjarët nuk duhet të thirren mbi traditën për t’i martuar në mosha të hershme, pasi përmes respektimit të traditës nuk respektohet ligjet e Kosovës.
“Ne me vite flasim në emër të tyre ne do të vazhdojmë ende të flasim në emër të tyre, por do të jemi më të fortë nëse flasim gjithë së bashku ne dhe gratë dhe vajzat e komunitet RAE, sepse ato duhet të kenë forcën që të flasin për veten dhe jo të flasë dikush tjetër në emër të tyre, sepse janë ato që ballafaqohen me çështje të të drejtave të grave dhe ato duhet të jenë pjesë e ndryshimit… Unë jam kundër fjalës traditë që të martohen herët, është mos implementimi i ligjeve ekzistuese të Kosovës dhe në momentin që nuk kemi implementim, njerëzit jetojnë sipas dëshirës, ju lutem harrojeni fjalën traditë, sepse atëherë do të jetë traditë edhe për shumë komunitete të tjera”, theksoi ajo.
Ndërsa, Driton Berisha nga Fondi për Arsimimin e Romëve u shpreh se vetëm përmes shkollimit mund të ecet përpara. Por theksoi se deri tek martesat e hershme po ndikon edhe varfëria.
“Sa i përmes martesave të hershme unë besoj që ne mund të lidhim me shumë faktor të ndryshëm dhe të gjithë faktor çojnë te varfëria… Ne duam që romët, ashkalinjët, egjiptianët së pari të shkollohen për të parë hapësirën që të kenë mundësi për shkollimin e tyre. Dua të jem në gjendje t’i them vajzës time siç jam duke bërë sepse duhet të jemi optimistë në komunitetin tim se shkollimi që ndjek asnjëherë nuk mund të dorëzohet, por ne duhet të punojmë shumë më shumë që të shohim se kjo është e mundur. Vazhdoni shkollimin dhe pastaj ia dalim” , tha Berisha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri