LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshje në Zimbabve

Marrëveshje në Zimbabve

Presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe, dhe udhëheqësi i opozitës, Morgan Tsvangirai, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në Harare.

Nënshkrimi i këtij dokumenti pritet t’iu hapë rrugën bisedimeve për të gjetur një zgjidhje për krizën politike pas zgjedhjeve të debatueshme presidenciale.

Marrëveshja përcakton kuadrin e bisedimeve që kanë si objektiv krijimin e një qeverie të re në Zimbabve.

Në një konferencë të përbashkët shtypi në Harare, ku presidenti i Afrikës së Jugut Tabo Mbeki qëndronte në mes të dy rivalëve, Tsvangirai e përshkroi takimin e tij të parë me zotin Mugabe që prej 10 vjetësh si një shans historik.


Nga ana e tij, zoti Mugabe tha se të dyja palët duhet të hynin në negociata si zimbabvianë, jashtë çdo ndikimi nga Evropa apo Amerika.

Ai falenderoi presidentin Mbeki për ndërmjetësimin e kësaj marrëveshjeje, pavarësisht nga kritikat ndërkombëtare. /bbc/