LAJMI I FUNDIT:

Maratonë në masturbim

Maratonë në masturbim

Gjatë muajit maj në Kopenhagë do të mbahet maratona në masturbim, Masturbate-a-Thon 2008, për të "thyer tabutë mbi seksualitetin dhe lirimin nga paragjykimet".

Pas San Franciscos e Londrës, më 31 maj në Kopenhagë do të organizohet maratona në masturbim, Masturbate-a-Thon 2008, në lokacionin tani për tani të panjohur, ka paralajmëruar të mërkurën organizatorja e kësaj maratone.

"Qëllimi im është të mbledh meshkuj dhe femra nga të gjitha anët që të flasin për masturbimin, i cili mbetet tabu madje edhe në shtetet më liberale sikur i yni, dhe të marrin pjesë në maratonën e cila do të ofrojë kënaqësi, relaksim dhe zbulim seksual të vetvetes", ka thënë Pia Struck Madsen, seksologe e cila çdo ditë në zyrën e saj pranon “çifte të shumta dhe individë me probleme seksuale".

Maratona në Londër është mbajtur në korrik të vitit 2006. Një ngjarje e ngjashme është organizuar gjashtë vjet më parë në San Francisco të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.