Maqedonia e Veriut pret që në dhjetor të nisë negociatat me Brukselin për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe paralelisht me këtë proces të vazhdojë edhe me reformat që janë të domosdoshme për arritjen e synimit që vendi të bëhet pjesë e unionit.
Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov duke prezantuar agjendën e qeverisë sa i përket integrimit, por edhe raporteve me shtetet fqinje.
“Në periudhën e ardhshme ne do të përqendrohemi në nisjen e bisedimeve me BE-së dhe besoj se kjo do të ndodhë gjatë kryesimit gjerman me unionin për të shtyrë përpara këtë proces. Besoj se kjo do të ndodh deri në fund të vitit apo në muajin dhjetor. Paralelisht me këtë, ne këtu duhet të vazhdojmë me procesin e reformave ndërsa para nesh kemi edhe detyrime tjera që dalin nga metodologjia e re për anëtarësim”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Dimitrov.
Ai është pyetur edhe lidhur me qëndrimin e Bullgarisë apo gjasat që ky vend të bllokojë procesin e integrimit me kushtëzimet për çështjen e gjuhës maqedonase dhe prejardhjes etnike të disa personaliteteve nga e kaluara. Dimitrov tha se nuk beson se Sofja do të bllokojë procesin pasi nuk do të kishte siç tha, asnjë përfitim nga një veprim i tillë.
“Çështja e vetpërcaktimit dhe vetdeklarimit në lidhje me popullin maqedonas, të maqedonasve që flasin gjuhën maqedone, nuk mund të jetë në kundërshtim me parimet dhe vlerat e Bashkimit Evropian, përfshirë të drejtën e deklarimit. Gjuha maqedonase është punë e jona dhe kjo çështje është e mbyllur. Bullgaria nuk mund të përfitojë nga komplikimi i të ardhmes evropiane të Maqedonisë Veriore, sidomos kur pason hapja e Evropës dhe kthimi i procesit të zgjerimit në agjendën e saj. Nuk do të jetë e lehtë, është një sfidë e madhe, por ne do të përballemi me këtë problem”, ka deklaruar Dimitrov.
Ministri i ri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka thënë ndërkohë se Maqedonia e Veriut është e përcaktuar për të çuar deri në fund zbatimin e dy marrëveshjeve me fqinjët, atë me Bullgarinë për fqinjësi të mirë dhe Marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit.
“Një nga prioritetet kryesore do të jetë raportet e fqinjësisë së mirë, me theks të veçantë të dy marrëveshjet. Është e qartë se kishim një ngecje në procesin e bisedimeve për shkak të pandemisë dhe procesit zgjedhor, që kufizoi komunikimin mes dy vendeve, por tani pas zgjedhjes së qeverisë së re pres që të rinisim të gjitha proceset mes dy vendeve por edhe më gjerë”, ka deklaruar shefi i diplomacisë, Bujar Osmani.
Pavarësisht marrëveshjes për fqinjësi të mirë të nënshkruar më 2 gusht të vitit 2017 mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, Sofja ka vazhduar të kërcënojë Maqedoninë e Veriut, se në rast se nuk arrihet zgjidhje për gjuhën maqedone, të cilën e quan “gjuhë të kombinuar mes serbishtes dhe një dialekti të gjuhës bullgare”, atëherë do të bllokojë integrimin në BE. Mosmarrëveshje kanë edhe për disa personalitete historike, në veçanti për Goce Dellçevin, heroin e dy vendeve që ka luftuar kundër Perandorisë Osmane. (rel)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE
Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës
Ngjarje e rëndë në Tiranë, babai vret djalin e tij
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve