Investigimi i revistave gjoja shkencore, ku falë botimit të punimeve të tyre janë avancuar dhe kanë bërë karrierë akademike një numër i konsiderueshëm profesorësh, dekanësh por edhe rektorë të universiteteve të ndryshme, nuk ka lënë jashtë skandalit as Maqedoninë, shkruan gazeta Koha.
Në hulumtimin “Pseudoakademia dhe pazaret me tituj shkencorë në Mjekësi”, që ka realizuar së fundmi dr.Taulant Muka në Shqipëri, demaskoi një numër të revistave shkencore, të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me shkencën. E keqja qëndron në atë se pavarësisht irelevancës shkencore të këtyre revistave, publikimet në to kanë shërbyer që shumë persona të marrin thirrjet akademike, pasi në ligjet e arsimit të lartë prej vitesh si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe gjetiu, kërkohet publikimi në revista shkencore i të paktën tre, pesë apo shtatë punimeve. Vendosja e këtij kriteri, natyrisht që është bërë me qëllim të dhënies peshë të komponentës kërkimore-shkencore në institucionet e arsimit të lartë, pra si një standard i ri, i cili nuk mund të arrihet aq lehtë. Por, ky kriter ligjor po u kthehet si “boomerang” sistemeve tona arsimore, pasi në ndërkohë kanë lindur edhe revista pa asnjë relevancë shkencore, të cilat do të shërbejnë për të manipuluar standardin.
Një prej këtyre revistave gjoja shkencore, por me karakter ndërkombëtar, pjesë e investigimit të dr. Mukës është edhe ajo me seli në Shkup. Bëhet fjalë për revistën “BANTAO Jurnal” e cila del dy herë në vit, në gjuhën angleze, kryeredaktor i së cilës është neurologu Goce Spasovski, i cili sikurse qëndron në vebfaqen e revistës në fjalë, është nga “University Department of Nephrology, Medical Faculty, Skopje, Macedonia”.
Redaktori menaxher është nga Bullgaria, në Bordin redaktorial ka emra Kroacia dhe Sllovenia, ndërsa ekipi redaktorial zgjerohet dhe me emra nga Turqia, Serbia e Greqia. “BANTAO Jurnal”, sigurisht se nuk është e vetmja revistë me pretendime shkencore në Maqedoni, por ishte bërë pjesë e investigimit bashkë me revistat “International Journal of Medical Science and Clinical Intervention”dhe “Merit Research Journal of Medicine and Medical Sciences“ me qendër në Indi dhe “Medical Archives” me qendër ne Bosnjë.
Paralelisht këtyre revistave që rezultuan pseudoshkencore, investigimi i dr.Mukës ka përfshirë edhe revistën prestigjioze të Organizatës Evropiane të Diabetit “Diabetologia” me seli në Bristol të Anglisë. Dallimi është se derisa kjo e fundit kishte refuzuar publikimin brenda 24 orëve, revistat e Indisë, Bosnjës dhe Maqedonisë kanë pranuar pa asnjë hezitim të publikojnë punimin për të cilin vetë dr.Muka thotë se qëllimisht ka plasuar të dhëna kontradiktore, përqindje që asnjëherë nuk korrespondojnë në total me 100-shin dhe sajesa të ngjashme që nuk kanë lidhje me shkencën. Mirëpo, të gatshme të publikojnë gjithçka vetëm në llogari të shumave financiare, të cilat duhet të paguajnë autorët.
Kuptohet duke mos qenë të vetmit që operojnë në tregun e nevojave dhe kërkesave akademike, është krijuar një hapësirë manipulimi dhe mashtrimi në nivele të larta akademike duke i paraqitur punimet e publikuara nëpër revista të këtilla shkencore si arritje të lartë, duke u pajisur në të njëjtën kohë me tituj dhe pozita të larta akademike. Publikimi i rezultateve të investigimit “Pseudoakademia dhe pazaret me tituj shkencorë në Mjekësi”, ka hedhur dyshime të forta mbi vërtetësinë e shumë titujve akademikë të profesorëve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, nisur edhe nga fakti se jo pak herë këta të fundit paraqesin si dëshmi të arritjeve shkencore edhe publikime nëpër revista që menaxhohen nga individ/kompani, sikurse është “Medical Archives” e Bosnjës.
Për më tepër, kjo revistë menaxhon edhe dy revista tjera: “Materia socio-medica” dhe “Acta Informatica Medica” dhe që të tria e kanë zero faktorin e impaktit, i cili shërben për matjen e rëndësisë dhe rangimit të revistave shkencore. Dr.Muka kishte investiguar vetëm në fushim e mjekësisë. Ndërsa arsyeja që kishte në fokus të hulumtimit revistat e lartpërmendura kishte të bëjë me të dhënat se në ato revista ishin realizuar publikimet shkencore të pjesës më madhe të profesorëve dhe mjekëve shqiptarë. Në listën e gjatë të emrave nuk mungojnë edhe mjekë nga Maqedonia. /koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze