Maqedonia më afër Hantingtonit
Se a do të rriten në të ardhmen ithtarët e teorisë së autorit të librit Clash of Civilizations, Samuel Hantington, i cili ka tërhequr vërejtjen se bota po zhvillohet në përplasje në mes të civilizimeve më fuqishme për ta rritur sa më shumë riskun e ndikimit në sistemin e vlerave universale, dhe pas tyre do të rreshtohen kombet që ndërlidhen sipas vijave të përafërta etnik, gjuhësore, religjioze, ekonomike, ushtarake. Për këtë problematikë, mbetet më tutje fjalën e vetë më me kompetencë ta thonë politologët dhe studiues të fushave të ndryshme politike.
Ballkani një sajesë e popujve të ndërthurur në një bashkëjetesë gjeografike, me përkatësi të ndryshme etnike, religjioze, i zënë historikisht në grindje të vazhdueshme për territore, mbetet peng i kundërthënieve politike të së kaluarës, mungesës së gatishmërisë për t’iu qasur të ardhmes sipas në vizioni jo vetëm të ri politik, por real karshi realiteteve të krijuara në procesin e integrimeve evropiane.
Maketi politik i propaganduar nga televizionet e Maqedonisë, lidhur me arkitekturën qytetit të Shkupit 2014, e cila mbështet nga shumica e elitës politike maqedonase, lë të kuptohet se në paaftësi për t’i përcaktuar kahet e zhvillimit të proceseve të brendshme politike, po shënohet kthim prapa, duke rrezikuar ato pak përparime të arritura pas luftës së armatosur dhe Marrëveshjes së Ohrit.
Janë një vistër i ngjarjeve që në një cikël të shkurtër kohor kanë filluar t’i lëndojnë përpjekjet për një bashkëjetesë, e cila mbetet e dyshimtë dhe mjaftë e brishtë në mes të dy popujve shtetforues, maqedonas – shqiptar.
Arkitektura e re për kryeqytetin është produkt i një koncepti politik me tendencë të prerjes jo vetëm kulturore, etnike në mes maqedonasve dhe shqiptarëve, por fillim i një procesi të çintegrimit politik, privimit nga e drejta e një komuniteti tjetër për ta reflektuar identitetin brenda kësaj hapësire multietnike.
Kjo situatë e pakuptimtë po nxjerrë pyetje pa përgjigje se nga po ecën Maqedonia? Një përgjigje mund t’i shkojë njërës pyetje; një rruge me thellimin e krizës që shpie pashmangshëm në ndarje dhe e dyta mbajtja e një unitetit të rrejshëm duke forcuar konceptin hegjemonist për të qenë në vazhdimësi më superior se etnitë e tjera, për t’ua imponuar tolerancën të tjerëve ndaj një “zoti” të vetëm të kësaj shtëpie.
Që të dy këto qasje të çojnë deri te një rezultat i njëjtë, shkatërrimi përbrenda i Maqedonisë, e cila siç po duket, ende nuk është e përgatitur sa duhet të zhvillohet në barazi me të tjerët.
Loja me figura historike, të cilave u kontestohet origjina e përkatësisë etnike, me të cilat Maqedonia do t’i ngjante një gjeli të qëndisur me pendla të huaja, dominimi duke i ekspozuar simbolet kishtare, të cilat e kapërcejnë zonën e shtrirjes së këtij religjioni në hapësirën ku nuk i besohet këtij “zoti“, krijon premisa për një konfliktualitet dimensional, duke i afruar zhvillimet e ardhshme më afër teorisë së Hantingtonit.
Kjo qasje aspak realiste bie ndesh me integrimet evropian dhe ballkanike, parim ky që i përjashton format e veprimit, eks-komunikativ ndërmjet bashkësive të ndryshme.
Mungesa e politikave kohezive dhe eksperimentimi me projekte afatshkurtra, të cilat e rrezikojnë perspektiven afatgjatë, lëvizjet kaotike nga drejtuesit e shtetit, të cilat po ecen vazhdimisht në trajtën të ricikluar, po e sjellin vendin në fillet e ngjizjes së konflikteve të hershme.
Situata mbetet shqetësuese, sidomos për faktorin politik shqiptar, i cili energjitë e veta i ka mobilizuar në ndërtimin e projektit të bashkëjetesë së pasigurt me synimin e afirmimit të vlerave nacionale në mënyrë të barabartë me popullin maqedonas.
Edhe pse nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, po i afrohet një dhjetëvjeçari, shqiptarët në Maqedoni nuk kanë mundur t’i realizojnë as minimumin e të drejtave më elementare, për të cilat flitet shumë, protestohet dhe ngrihen tensione të shpeshta politike.
Realizimi e projektit arkitektonik Shkupi 2014 është një diskriminim i llojit më të ri, i cili përfundimisht e eklipson identitetin e shqiptarëve duke e ngujuar prapa përmendoreve, i dëbon ata përtej Vardarit, me mesazhin politik se këtu nuk kanë më hise.
Ndërsa, vënia e kryqit ortodoks në pjesën shqiptare në drejtim të Kradakut, është një provokim tjetër, për të cilin askush nuk mund ta falënderoj “zotin” se tërë kjo dhuratë erdhi nga qielli.
(Autori është zyrtar i lartë ligjor në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës