Maqedonia, konsensusi kombëtar dhe buxheti për kulturë
Ra “ligji për branitellat” dhe për komponentin e parë u bindën edhe këta të BDI-së: hoqën dorë nga “Marrëveshja e Ohrit”, duke tërhequr vërejtjen se nëse kalon ligji në fjalë, atëherë do të kërkohet marrëveshje e re. Për komponentin e dytë as që dëshirojnë të dëgjojnë, sepse janë të frikësuar deri në palcë se mund të përfundojë tenderiada e tyre dhe me këtë edhe horror rrëfimi për BDI-në.
Menduh Thaçi kërkon edhe institucion të ri me garanca të mëdha, qoftë edhe ndërkombëtar, i cili do të jetë një lloj mekanizmi me fuqinë absolute të ndëshkimit të të githë atyre që do t’i anashkalojnë çështjet shqiptare përmes truqeve të ndryshme politike (qoftë ky edhe vetë kryeministri). Gjithsesi, një institucion i tillë do ta monitoronte edhe shpenzimin e atij 30 përqindëshit nga buxheti shtetëror që i përket shqiptarëve.
“Ky buxhet nuk do të shpenzohet për ‘ushtri shqiptare’, për ‘polici shqiptare’, për ‘njësitet speciale shqiptare’ porse ekskluzivisht për kulturë shqiptare, për arsim shqiptar, si dhe për zhvillim lokal përgjatë hapërimit drejt integrimeve euro-atlantike”, do të theksonte Thaçi gjatë intervistës në “win-win”.
Se këto dy komponentë janë prioritete kryesore në agjendën politike të tij, kjo tashmë është dëshmuar edhe përderisa qeverisi PDSH-ja 18 muaj në koalicion me VMRO-në. Pas gjashtë decenieve të funksionimit të Republikës së Maqedonisë, qoftë si socialiste e qoftë si demokratike, për herë të parë u themeluan institucione nacionale shqiptare në Maqedoni. U nis me themelimin e Institutit për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë, pastaj vijoi me themelimin e Teatrit shqiptar në Tetovë, u soll vendimi për themelimin e Muzeut të Alfabetit shqiptar, u themelua Muzeu “Shtëpia e Nënës Terezë” e cila u promovua tërësisht e maqedonizuar sapo erdhi në pushtet koalicioni VMRO-BDI, u themelua Galeria e Arteve në Tetovë, si dhe Qendra për konservim në Gostivar.
U bë një luftë e pareshtur për ta nisur edhe godinën e Bibliotekës kombëtare për ç’gjë dy vjet u nda një buxhet prej disa miliona eurosh, por që për shkak të moslejimit nga pushtetit lokal që atëbotë drejtohej nga BDI-ja, kjo Bibliotekë e Tetovës së dy universiteteve nuk u ndërtua as sot e kësaj dite. Në vitin 2006, kur PDSH-ja erdhi në pushtet, ia shkëputi buxhetit një shumë të madhe parash të cilat i dedikoi në themelimin e dhjetëra fakulteteve të reja në kuadër të Universitetit të Tetovës, duke e shtuar dukshëm numrin e studentëve si dhe të mësimdhënësve.
Të gjithë ata që thonë se edhe sot zhvillohet kulturë shqiptare në Maqedoni, janë në lajthitje të rëndë, për të mos thënë se janë vënë verbërisht në anën e propagandës nacionaliste maqedonase. Kurrë në historikun e Maqedonisë kultura shqiptare nuk ka qenë më e degraduar dhe më e nëpërkëmbur sesa përgjatë qeverisjes LSDM-BDI dhe fatalisht e ngulfatur në kohën e VMRO-BDI. Ajo pak kulturë që zhvillohet në Maqedoni, më tepër i përshkruhet si meritë “shtetit maqedonas”, si mirëkuptim i ministrave maqedonas të kulturës, se sa meritë e institucioneve, shoqatave kulturore apo artistëve dhe krijuesve shqiptarë.
Ndërkombëtarët e mburrin “shtetin maqedonas” si dhe vetë maqedonasit që ndajnë nga buxheti i tyre për aktivitete kulturore shqiptare dhe atë në të mirë të zhvillimit të shoqërisë multikulturore në Maqedoni! Aktivitetet kulturore aksidentale të shqiptarëve në Maqedoni, më tepër janë punë për të siguruar kafshatën e gojës, se sa veprimtari për një trashëgimi kulturore. Me këtë punë ekzistenciale mbyllet goja e intelektualëve shqiptarë, sepse mund të mbeten pa bukën e gojës, pa botimin e një libri, të një CD-je, të një ekspozite…
Nëse përgjatë 18 muajve qeverisje të PDSH-së pati një sërë investimesh kapitale në të mirë të kulturës shqiptare, çka pati përgjatë këtyre katër viteve qeverisje VMRO-BDI? I vetmi investim ishte degradimi i shqiptarëve në kulturë, ngulfatja e kulturimit institucional të shqiptarëve, mos prezantimi i kulturës dhe i artistëve shqiptarë në botë, ndërsa derdhen miliona euro për prezantimin e kulturës maqedonase. Dhe në krejt këtë trishtim altoparlantët e ndryshkur të BDI-së trumbetojnë se arritën që me tre buste shqiptarësh t’ia ndërrojnë karakterin monokulturor projektit të tyre “Shkupi 2014”.
Zbavitja, argëtimi, nuk janë kulturë! Kulturë është të ndërtosh një qendër apo vatër kulturore në Çair për shembull, apo një shtëpi kulturore në Saraj e në Likovë, përkundrejt ndërtimit të Filarmonisë maqedonase; kulturë është themelimi i një ansambli profesional të këngëve dhe valleve, përkundrejt Muzeut të Toshe Projevskit apo Portës triumfale; kulturë është themelimi i institutit folklorik, historik shqiptar, institutit të gjuhës shqipe, përkundrejt Muzeut të VMRO-së, Kompleksit muzeal në Plaoshnik; kulturë është botimi edhe në shqip, siç po botohen në maqedonisht, e tërë letërsisë së nobelistëve si dhe mbi 400 titujve nga letërsia botërore etj.
Manifestimet e tipit “Ditët apo javët e kulturës shqiptare”, Tingujt e Çarshisë apo të Hamamit të Hyrës, më tepër shprehin mjerim se sa vlerë, më tepër pikëllim se sa gëzim, më tepër vaj se sa gëzim e argëtim, me tepër përmallim se sa aktivitet kombëtar në vendbanimet autoktone. Ditët e kulturës shqiptare mund t’i organizojë diaspora jonë nëpër shtete të ndryshme, sa për të dëshmuar se kemi vlera kulturore, sa për t’ua mbajtur gjallë vetëdijen kombëtare gjeneratave që janë buzë asimilimit, sa për ta përkujtuar vendlindjen dhe për t’u çmallur me vlerat kulturore që kultivohen institucionalisht në atdhe.
Për shqiptarët e Maqedonisë duhet të ketë çdo ditë kulturë kombëtare, aktivitete, krijime e prezantime kulturore në trojet e veta kombëtare dhe në botë. Ndërsa, për këtë, natyrisht, duhet buxhet dhe jo mëshirë alla-milevska apo alla-trajanovski. Aty ku nuk ka shi bën edhe breshër! Dhe ja ku del nevojë jetike për t’u përkrahur kombëtarisht këmbëngulja e Menduh Thaçit për Marrëveshjen Politike që ngrihet mbi dy shtylla kryesore: konsensusin e përgjithshëm dhe buxhetin proporcional. Këtë nevojë imediate mund ta heshtin vetëm ata që nuk kanë vizion, që nuk kanë zgjidhje për problemet e grumbulluara apo ata që lehtësisht i nënshtrohen vasalitetit.
Kur jemi te heshtja – derisa Hajdari e Talati “protestën e vet” e shprehin përmes heshtjes, maqedonasit shfrytëzuan rastin dhe e kaluan debatin publik mbi Strategjinë nacionale për kulturë 2012-2017! Tashmë është hartuar edhe Plani i Veprimit i kësaj Strategjie. Asnjë brengë dhe asnjë reagim prej partisë “shqiptare” që na “përfaqëson” në pushtet, prej asnjë institucioni kulturor shqiptar dhe prej asnjë shqiptari që merret sadopak me kulturë.
Kjo strategji shpreh planet e ardhshme pesëvjeçare të institucioneve kulturore maqedonase. Kjo Strategji, veç të tjerash, e dikton edhe buxhetin vjetor për kulturë. Pra, edhe për pesë vitet e ardhshme shqiptarët do të merren aksidentalisht me kulturën shqiptare. Aq sa do të bëjnë merhamet të tjerët! Këtë realitet do ta shthurte vetëm vetëdijesimi kombëtar i të gjithëve për Marrëveshjen e re politike shqiptaro-maqedonase në të cilën insiston pa kthim PDSH-ja.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin