Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së punës në Japoni, realizoi takim me Kenji Wakamiya, Ministrin e “Osaka Ekspo 2025”.
Në takim, Ministri Osmani informoi për vendimin e sjellë të Qeverisë që Maqedonia e Veriut të merr pjesë në “Osaka Ekspo 2025”, ngjarje botërore me rëndësi të jashtëzakonshme, e cila do të mbahet në vitin 2025 në qytetin Osaka, Japoni.
“Pjesëmarrja e Maqedonisë së Veriut në “Osaka Ekspo 2025” paraqet mundësi të shkëlqyer për të vendosur kontakte të drejtpërdrejta ndërmjet bashkësive të biznesit dhe për tërheqjen e investimeve japoneze në vendin tonë. Gjithashtu, krijon mundësi për forcimin e bashkëpunimit ekonomik me Japoninë, si dhe për rritjen e dukshmërisë së Maqedonisë së Veriut në rajonin e Azisë Lindore”, tha Osmani.
Nga ana e tij, ministri Wakamiya falënderoi për vendimin e Qeverisë sonë, me çka shprehu pritjen se pjesëmarrja e Maqedonisë së Veriut në World EXPO 2025 do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe biznesit.
MPJ, si koordinatore për organizimin e Pavijonit Nacional të Maqedonisë së Veriut në këtë ngjarje të madhe, pas kësaj vizite do të fillojë me aktivitete përgatitore për përpilimin e konceptit për paraqitjen tonë, duke shfrytëzuar përvojat pozitive nga pjesëmarrja e EKSPO Dubai.
“Osaka Ekspo 2025” është manifestim i ekspozitës globale, në të cilën planifikohet të marrin pjesë rreth 150 shtete dhe 25 organizata ndërkombëtare.
Paraprakisht, gjatë vizitës së punës në Japoni, Osmani organizoi Forum biznesi në selinë e Organizatës Japoneze për Tregti të Jashtme (JETRO), ku morën pjesë përfaqësues të lartë të kompanive të njohura japoneze, ndër të cilat edhe Honda, Mitsubishi, Nipon Koei etj. Në ngjarje u prezantuan përfitimet që i ofron vendi për investime të huaja, ku u shpreh interesim nga ana e biznesmenëve të pranishëm për të investuar në vend.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë – gjykata jep detaje
MPB: Kallëzim penal ndaj 20 vjeçarit nga Shkupi, i është gjetur armë dhe municion
“Tiroli i Jugut si model për Asociacionin” Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin