LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut në vendin e 58-të sipas Indeksit të Hendekut Gjinor

Maqedonia e Veriut në vendin e 58-të sipas Indeksit të Hendekut Gjinor

Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 58 në botë sipas Indeksit të Hendekut Gjinor të vitit 2024, publikuar nga Forumi Ekonomik Global.

Para shtetit tonë renditen Shqipëria në vendin e 23, Serbia në vendin e 26. Ndërsa pas Maqedonisë së Veriut qëndron Bullgaria në vendin e 60 dhe Kroacia në vendin e 61.

Sipas qytetarëve që hendeku gjinor të ulet duhet që të gjithë të jenë të barabartë në çdo fushë, në veçanti kur behët fjalë për arsimim, punësimin dhe pozitën e gruas në shoqëri.


“Të kemi më shumë mundësi punësimi të grave më lartë e jo vetëm punëtore në punë të klasit normal e pse jo të tregojmë se çdokush sa i ka aftësitë e veta, t’i shfaqim para botës dhe të arrijmë edhe më shumë më mirë e pse jo që edhe një arritje më e madhe të jetë nga një grua”, tha një qytetare.

“Reforma në arsim, ndonjë mundësi e re shkollimi, të flitet më shumë për arsimim, menaxhim më i mirë apo ndoshta financim, ofrim i kurseve që të kenë shpresë për të ardhmen”, u shpreh një qytetare.

“Duhet të ndryshohet populli dhe politikanët, ata mendojnë vetëm për vete dhe jo për popullin, as për arsimim e sheh gjithçka vodhën e dërguan në shtëpi”, theksoi një qytetare.

Krahasuar me një vit më parë vendi ka ngritje për 15 pozita, por përsëri qëndron nga fundi sa i përket radhitjes së Indeksit të Hendekut Gjinor. Evropa është e para në renditjen rajonale të vitit 2024, duke mbyllur tre të katërtat e hendekut të saj gjinor (75%). Rezultati i përgjithshëm i barazisë së Evropës është përmirësuar me 6.2 pikë përqindje që nga viti 2006./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori