LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut në vendin e 11-të në NATO sipas përqindjes së BPV-së dedikuar për mbrojtje

Maqedonia e Veriut në vendin e 11-të në NATO sipas përqindjes së BPV-së dedikuar për mbrojtje

Maqedonia e Veriut nga buxheti i shtetit për vitin 2024 për nevojat e mbrojtjes ka paraparë 263 milionë dollarë, që paraqet 2.22 për qind nga BPV i vendit, thuhet në raportin e ri të NATO-s për harxhimet për mbrojtje të vendeve anëtare.

Shpenzimet totale të mbrojtjes nga anëtarët e NATO-s për vitin 2024 parashikohen në 1,185 miliardë dollarë, që është rritje prej 10,85 për qind krahasuar me 1,069 miliardë dollarë të vitit të kaluar.

Sipas Raportit, gjithsej 23 nga 32 anëtarët e NATO-s arritën nivelin e dakorduar të shpenzimeve të mbrojtjes prej dy për qind të BPV-së kombëtare në vitin 2024, që është më shumë se dyfishi në krahasim me vitin e kaluar, kur vetëm 10 aleatë e arritën këtë qëllim.


Maqedonia e Veriut me mjete të ndara për mbrojtje prej 2.22 për qind është në vendin e 11-të sipas masës së normës së mjeteve nga BPV-së.

“Kampione” në këtë klasifikim është Polonia me 4,12 për qind të BPV-së, përpara Estonisë me 3,43, Shteteve të Bashkuara me 3,38 dhe Letonisë me 3,15 për qind. Vendi i dhjetë pasohet nga Greqia me 3,08 për qind të BPV-së, Lituania me 2,85, Finlanda me 2,41, Danimarka me 2,37, Britania e Madhe me 2,33 dhe Rumania me 2,25 për qind.

Pas RMV-së, Norvegjia është në vendin e 12-të me kostot e mbrojtjes prej 2,20 për qind të BPV-së, përpara Bullgarisë me 2,18, Suedisë me 2,14, Gjermanisë me 2,12, Hungarisë me 2,11, Çekisë me 2,10, Turqisë me 2,09, Francës me 2,06 , Holanda me 2,05, Shqipëria me 2,03, Mali i Zi me 2,02 dhe Sllovakia me dy për qind.

Nën pragun janë ende Kroacia me 1,81 për qind, Portugalia me 1,55, Italia me 1,49, Kanadaja me 1,37, Belgjika me 1,30, Luksemburgu dhe Sllovenia me 1,29 dhe në vendin e fundit është Spanja me 1,28 për qind të BPV-së të dedikuara për shpenzimet e mbrojtjes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori