LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut në pritje të vendimit të BE-së për datën e bisedimeve

Maqedonia e Veriut në pritje të vendimit të BE-së për datën e bisedimeve

Të martën, ministrat e jashtëm dhe punë evropiane të vendeve anëtare të BE-së do të takohen në Luksemburg dhe në rend të ditës janë raportet e përparimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të jenë tema kryesore e negociatave në këtë pjesë. Ministrat duhet të vendosin nëse dhe kur këto dy vende do të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE, siç rekomandoi Komisioni Evropian më 29 maj në raportet e tyre.

Deri më tani, nuk ka arritur konsensus në mes të shteteve anëtare mbi konkluzionet e këtij takimi, ndërsa në nivel ambasadorësh në Bruksel në mënyrë intensive ka kryer konsultime dhe hap rrugën për kompromis në ditët e kaluara. Sipas diplomatëve në Bruksel, shumë shtete anëtare besojnë se vendim pozitiv është i nevojshëm për të dyja vendet në qershor, ndërsa të tjerë besojnë se vendimi duhet të shtyhet për në vjeshtë.


Në mungesë të kompromisit, disa vende të BE-së propozojnë që për të tejkaluar këtë qorr sokak në negociatat me atë se duhet t’i jepe dritë jeshile Maqedonisë së Veriut, ndërsa vendimi për Shqipërinë të shtyhet për në pritje të përparimit më të madh në dialogun politik me opozitën dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dy pikat më të dobëta të Tiranës.

Tani për tani, nëpër Bruksel po jepe shumë versione të konkluzioneve që do të mund të miratoheshin nga ministrat ditën e martë, ndërsa në to Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk ndahen, ndërsa jepet angazhim që vendimi përfundimtar pozitiv të merret në shtator 2019./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori