Maqedonia renditet ndër ekonomitë më të dobëta në Evropë lidhur me konkurrencën e ekonomisë vendore. Sipas raportit për konkurrencë globale, ekonomia e vendit është pozicionuar në vendin e 84-ët duke shënuar rënie prej 22 vendeve në raport me vitin 2016, shkruan gazeta Koha. Më dobët se ne në kontinentin e vjetër, renditet vetëm Molldavia në vendin e 88-të dhe Bosnje e Hercegovina në vendin e 91-të, tregon raporti i fundit i Forumit Ekonomik Botëror që mat konkurrencën e 140 shteteve në botë. Duhet shtuar më tej se Maqedonia si shtet për shkak të mungesës së të dhënave nuk figuron në listën e shteteve konkurruese për vitin 2017.
Nga ana tjetër, organizata me bazë në Gjenevë, gjithashtu shtoi disa masa të reja në studimin e saj të vitit 2018, si diversiteti i fuqisë punëtore, liria e shtypit dhe si hierarkitë në kompanitë më të mëdha janë pjesë e një ekonomie të veçantë. Nga ana tjetër edhe pse metodologjia e analizës është tërësisht e re, megjithatë pyetjet lidhur me kriteret janë të njëjtat dhe kanë të bëjnë me produktivitetin , konkurrencën dhe prosperitetin e ekonomisë.
Maqedonia , notat më të mira i ka shënuar në fushën e shëndetësisë me 80 pikë nga 100 të mundshme, stabilitetin makroekonomik ku ka fituar 74.6 pikë dhe dinamizmin në biznes ku ka fituar 61.2 pikë.
Notat më të dobëta janë fituar në kapacitetin e inovacioneve me 31.1 për qind, madhësinë e tregut me 39.2 për qind, dhe funksionimin e institucioneve me 50.6 për qind .
Të dhënat bazohen në perceptimin e menaxherëve kryesor të kompanive si dhe statistikave të institucioneve shtetërore që tregojnë një listë të gjerë të fushave që shënojnë rënie në raport me vitin 2016. Më dobët si shtet në suaza globale jemi të renditur në pjesën e gjyqësorit, tregjet ku bizneset pak kanë qasje dhe në infrastrukturë.
Notat e dobëta në raport kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar, mbrojtjen e dobët të pronësisë intelektuale dhe fizike, si dhe joefikasitetin e ligjeve. Në renditjen e dobët ka ndikuar ndërlidhja dhe cilësia e rrugëve apo shërbimet e hekurudhës. Të anketuarit janë ankuar se mjaft vështirë mund të gjejnë punëtorë të kualifikuar, se ekziston bashkëpunim i vogël i pronarëve të bizneseve me sindikatat dhe se rrallë praktikohet trajnimi i kuadrit të nevojshëm.
Lidhur me arsimin dhe shkathtësive të punëtorëve, Maqedonia gjendet në vendin e 81-të në botë, mirëpo vendi i 130-të i cilësisë së arsimit profesional, tregon se me çfarë mungese të fuqisë punëtore ballafaqohet tregu i punës.
Nga shtetet e tjera të rajonit, Kroacia shënon rënie nga vendi i 66 në vendin e 68-të , Mali i zi ka avancuar dy vende duke u renditur në vendin e 71-të, ndërsa Shqipëria renditet në vendin e 76-të në botë duke shënuar përparim për katër vende në listë në raport me vitin paraprak kur ka qenë e 80-ta në listë. Përparim shënon edhe Serbia nga vendi i 70-të në vendin e 65-të.
Bosnje e Hercegovina me vendin 91 –të renditet për një bend më dobët se vitin paraprak dhe është ekonomia pak konkurruese në rajon. Sllovenia vazhdon të mbajë vendin e 35-të në botë. Nga shtetet e tjera të rajonit anëtare të BE-së, me të cilat shpesh krahasohemi Bullgaria renditet në vendin e 51-të, ndërsa Rumunia në vendin e 52-të. Në krye të raportit për konkurrencë globale janë SHBA-të, Singapori dhe Gjermania.
Më tej analizat tregojnë se Evropa ishte më pak konkurruese se Azia Lindore dhe rajonet e paqësorit. Gjithashtu, theksohet se shumica e ekonomive globale ishin të përgatitura keq për përparimet e shpejta në teknologji. VEF vlerëson ekonomitë më të mëdha të botës në pothuajse 100 tregues të ndryshëm, që nga cilësia e infrastrukturës e deri në jetëgjatësinë dhe në tregun e punës.
Studimi i paraqet një ndër vlerësimet më të plota dhe komplekse të ekonomive kombëtare.
Në përmbledhje, në mes të ndryshimeve të shpejta teknologjike, politike dhe një rimëkëmbje e brishtë ekonomike, është kritike që ne të përcaktojmë, vlerësojmë dhe zbatojmë rrugë të reja
për rritjen dhe prosperitetin. Produktiviteti është më së shumti përcaktues i rëndësishëm i rritjes dhe të ardhurave afatgjata dhe është në qendër të analizës.
Edicioni 2018 i Raportit të Konkurrencës Globale paraqet një moment historik në historinë e katër dekadave , me futjen e Indeksit të ri të Konkurrueshmërisë Globale 4.0. Indeksi i ri hedh dritë mbi një grup në rritje të drejtuesve të produktivitetit dhe rritjes afatgjatë në epokën e Revolucionit të Katërt Industrial. Ai siguron një busull shumë të nevojshëm për politikëbërësit dhe palët e tjera të grupit të interesit për të ndihmuar në hartimin e strategjive ekonomike dhe monitorimin e progresit./Koha/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!