Maqedoni: U miratua informacioni për krijimin e strategjisë zhvillimore kombëtare 2022-2024

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 22-të e shqyrtoi dhe miratoi “Informacionin për krijimin e Strategjisë zhvillimore kombëtare 2022-2024”, dhe e miratoi edhe “Kornizën metodologjike të Strategjisë zhvillimore kombëtare 2022-2024”, të propozuar në fazën e parë të projektit.
Strategjia zhvillimore kombëtare 2022-2024, thonë nga Qeveria, ka për qëllim të sigurojë vizion afatgjatë dhe udhërrëfyes për zhvillim ekonomik, social, kulturor dhe ekologjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.“Strategjia zhvillimore kombëtare do të krijohet përmes një procesi të gjërë gjithpërfshirës në të cilin do të konsultohen të gjitha palët e interesuara në shtet, direkt duke i përfshirë edhe qytetarët, me qëllim që dokumenti përfundimtar për vizionin dhe të ardhmen e Republikës së Maqedonisë së Veriut të jetë konsensual dhe mbipartiak, si dhe me gjithëpërfshirjen e gjeneratave, ndëretnike, gjinore dhe sociale.
“Fokus primar i Strategjisë zhvillimore kombëtare është hapja e mundësive, por edhe krijimi i kapaciteteve dhe rrezistenca e shoqërisë për ballafaqim me pasigurinë e rritur dhe rreziqet në korniza botërore, si dhe për ballafaqim me trendet globale siç janë ndryshimet klimatike dhe transformimi digjital”, thuhet në kumtesën e shërbimit për shtyp qeveritar.
Procesi i krijimit të Strategjisë zhvillimore kombëtare (SZHK) 2022-2024 filloi në janar të vitit 2021, me disenjim të kornizës metodologjike e cila e konfirmoi mënyrën e përgatitjes së strategjisë, implementimin e saj, si dhe mekanizmat për ndjekje të suksesit të zbatimit.
Faza e dytë e projektit do të fokusohet në vetë përpunimin e Strategjisë dhe në operacionalizimin e modeleve për zbatimin e saj. Qeveria i obligoi zëvendësit e kryetarit të Qeverisë dhe ministrin e Financave ta koordinojnë procesin për përgatitje të Strategjisë zhvillimore kombëtare 2022-2024 në suaza të fazës së dytë të projektit dhe në çdo 6 muaj, ndërsa sipas nevojës edhe më shpesh, ta njoftojnë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për përparimin e projektit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

LDK mbledh kryesinë - diskutohet rezultati zgjedhor

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa