Edhe pse numri i divorceve në Maqedoni që është shumë më i vogël sesa mesatarja në vendet e Bashkimit Evropian, shifrat po bëhen alarmante çdo vit. Mesatarisht në çdo 100 martesa 15 janë të destinuara të përfundojnë në divorc, numër ky që është rritur në këto 20 vitet e fundit. Por pavarësisht shtimit të rasteve të divorceve, numri i të divorcuarve që zgjedhin të rimartohen është i vogël. Më pak gra rimartohen pas divorcit, dhe e njëjta gjë vlen edhe për gratë e veja. Duke marrë parasysh se gratë mesatarisht jetojnë më gjatë se burrat, statistikisht në Maqedoninë e Veriut ka më shumë gra të pamartuara ose beqare që jetojnë deri në pleqëri.
“Një nga arsyet pse gratë nuk rimartohen mund të lidhet me rolet tradicionale gjinore. Gratë e moshuara janë më pak të varura se burrat për nevojat e tyre të përditshme, si gatimi, pastrimi, ruajtja e higjienës dhe mbajtja e shtëpisë. Standardet e dyfishta dhe stereotipat negative për gratë e divorcuara ende ekzistojnë në shoqëri. Gratë e divorcuara me fëmijë nga një martesë e mëparshme zakonisht kanë kujdestarinë e fëmijëve dhe paragjykimet e presionet sociale i pengojnë ato të përmbushin jetën emocionale dhe seksuale dhe të kenë partnerë, të paktën derisa fëmijët të bëhen të pavarur”, shpjegohet në analizën gjinore të publikuar nga ESHS në bashkëpunim me UN Women.
Duke iu referuar shifrave zyrtare numri i shkurorëzimeve ra në fillim të viteve 2000 për të nisur më pas një kurbë në ngritje të vazhduar që arriti kulminacionin në vitin 2014, vit ky ku vendi kalonte në një situatë jostabile. Me përjashtim të vitit 2008 (ku ndodhën 82,3 divorce në 1 000 martesa), një vit më pas në 2009 ku liberalizimi i vizave me vendet e Bashkimit Europian rriti me shpejtësi divorcet. Lëvizja e lirë dhe fillimi i një vale të re emigrimesh sipas analizave zyrtare shpjegon numrin në rritje të divorceve në vitet në vijim.
“Vetëm kështu mund të shpjegohet rritja e shpejtë e divorceve që u vërejt pas vitit 2010, pasi që personat që nuk janë të kurorëzuar e kanë më të lehtë që të emigrojnë. Ky trend në rritje u vërejt edhe sa i takon moshës në të cilën u ndanë bashkëshortët. Pjesa më e madhe u ndanë në moshën 40 vjeçare, përkatësisht mbi 30 për qind e meshkujve dhe mbi 26 për qind e femrave i takonin kësaj grupmoshe”, thuhet në analizë. Një tendencë në rritje vihet re edhe në moshën në të cilën gratë dhe burrat divorcohen. Përqindja e divorceve me fëmijë është në rritje konstante në dekadën e fundit. Përkatësisht nëse një dekadë më parë rreth 40 për qind e të divorcuarve nuk kishin fëmijë, kjo përqindje është rritur vitet e fundit në 50 për qind. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë