LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, seanca të katër komisioneve kuvendore

Maqedoni, seanca të katër komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Maqedonisë sot seanca do të mbajnë katër komisione kuvendore.

Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave do të debatojë për propozim-ndryshimet e Ligjit për verë në lexim të parë të parashtruara nga deputeti Panço Minov, ndërsa Komisioni për punë dhe politikë sociale do ta shqyrtojë raportin vjetor për punën e Agjencisë për supervizion të sigurimit kapital financiar për vitin 2017.

Në rend dite të Komisionit për arsim dhe shkencës janë statutet e universiteteve “Shën Kirili dhe Metodi”, “Nënë Tereza”, “Goce Delçev”, “Shën Klimenti i Ohrit” dhe Universitetit të Tetovës.


Ndërsa anëtarët e Komisionit ligjdhënës-juridik do të shqyrtojnë shumë propozim-ndryshime të cilat më pas duhet të gjinden në seancën e sotme kuvendore./Telegrafi/