LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, rritje prej 0,2 për qind e BPV-së në tre mujorin e tretë të vitit

Maqedoni, rritje prej 0,2 për qind e BPV-së në tre mujorin e tretë të vitit

Shkalla e rritjes të bruto prodhimit vendor (BPV) për tremujorin e tretë të këtij viti është 0,2 për qind, publikoi sot Entit Shtetëror për Statistika.

Në tremujorin e tretë të këtij viti rritje më e madhe prej 9,8 për qind është vërejtur në sektorët: tregti me shumicë dhe tregti me pakicë, riparim të automjeteve motorike dhe motoçikletave, transport dhe magazinim, te objektet për akomodim dhe aktivitete të shërbimeve, si dhe në bujqësi, pylltari, dhe  peshkim për 3,8 për qind dhe veprimtari lidhur me pronë të patundshme prej 0,9 për qind.

Konsumi përfundimtar i amvisërive, përfshirë institucionet jofitimprurëse të cilat u shërbejnë amvisërive, në tremujorin e tretë të këtij viti në mënyrë nominale rritet për pesë për qind, ndërsa  pjesëmarrja e saj në strukturën e prodhimit bruto-vendor arrin 65,5 për qind.


Në periudhën e njejtë, thekson enti statistikor, eksporti i mallrave dhe shërbimeve në mënyrë nominale është rritur për 9,8 për qind, ndërsa importi i mallrave dhe shërbimeve shënon rritje në vlerë  nominale prej 5 për qind./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori