LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Qytetarët nuk janë të informuar për harxhimet e komunave të tyre

Maqedoni: Qytetarët nuk janë të informuar për harxhimet e komunave të tyre

Qytetarët nuk informohen se si shpenzohen paratë e komunës ku jetojnë. Vetëm 38% e komunave këtë vit i raportuan shpenzimet e parave publike. Sipas hulumtimit të Qendrës për Analizë Ekonomike, qytetarët e Prilepit dhe Qytetit të Shkupit janë më të informuarit për aktivitetet e ndërmarra nga komuna, ndërsa më pak të informuar janë qytetarët nga komuna e Sarajit, Konçes dhe Rosomanit. Nga Qendra në fjalë thonë se ndryshe nga vitet e mëparshme, situata po përmirësohet, por është e nevojshme që qytetarët të përfshihen në vendimmarrje.

“Megjithëse vetë qytetarët konsiderohen persona përgjegjës tatimor që rregullisht i përmbushin detyrimet e tyre tatimore ndaj shtetit, ata ende kanë pak besim tek autoritetet lokale për shpenzimin e parave publike. Besimi i ulët është për shkak të pakënaqësisë me cilësinë e shërbimeve publike që ata marrin dhe nivelit të korrupsionit që ata besojnë se është rritur në 5 vitet e fundit ose që nuk ka ndryshuar aspak”, deklaroi Ana Marija Petrovska – Qendra për Kërkime Ekonomike.

Sipas hulumtimit, qytetarët e Tetovës, Shkupit dhe Strumicës kanë më pak besim në komunat në të cilat jetojnë. Këtë vit, sipas hulumtimit, komunat kanë qenë më keq se vitin e kaluar në ofrimin e informacioneve për qytetarët. Ndryshe, nga gjithsej 81 komuna, 61 i janë përgjigjur informacioneve të kërkuara, por 16 prej tyre e kanë shkelur afatin ligjor prej 20 ditësh për t’u përgjigjur. Ka ende komuna që nuk kanë as uebfaqen e tyre, e cila për qytetarët duhet të jetë burim informacioni./Alsat/


Në trend Lajme

Më shumë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi
Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë

Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë

Kronika e Zezë
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare

Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare

Lajme
Kalo në kategori