LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Pronarët s’japin pagat për muajin prill

Maqedoni: Pronarët s’japin pagat për muajin prill

Disa punëdhënës nuk i kanë transferuar ende pagat e tyre tek punëtorët për muajin prill, megjithëse kanë marrë mjete nga shteti një muaj më parë. Qindra punëtorë u ankuan në Sindikatë se punëdhënësit nuk ua kanë dhënë pagat. Lidhja e sindikatave të Maqedonisë për “Alsat” shprehet se përveç që disa kompani përsëri kanë anashkaluar ligjin dhe i kanë mbajtur paratë, disa punëdhënës tjerë kanë transferuar sasi më të vogël të pagës minimale.

“Duhet të them se përkundër faktit se tani reagimet nga institucionet kompetente janë shumë më të shpejta se dikur, ne ende kemi punëdhënës që i lënë punëtorët pa ekzistencë gjegjësisht pa pagë, përkundër faktit se kjo sigurohet nga shteti”, tha Sllobodan Trendafilov, LSM.

Nga ana tjetër, Konfederata e biznesit reagon ndaj të gjithë atyre që shkelin rregullat dhe keqpërdorin me të drejtat e punëtorëve.


“Në emër të Konfederatës së biznesit të Maqedonisë, dëshirojmë t’u bëjmë thirrje punëdhënësve që t’i paguajnë kompensimet e rregullta për pagat dhe mëditjet e punonjësve. Gjithashtu kërkojmë nga të gjithë punëdhënësit që t’i komunikojnë të gjitha informacionet operative, teknike dhe financiare me punonjësit, pavarësisht nga zhvillimet pozitive ose negative në kompani”, thonë nga Konfederata e biznesit të Maqedonisë.

Sindikatat kanë apeluar vazhdimisht pranë Qeverisë për t’i transferuar paratë, direkt në llogaritë e transaksioneve të punëtorëve, por Qeveria nuk e ka pranuar këtë. Tani paraqitet problemi i vjetër, siç ishte rasti vitin e kaluar kur më shumë se 300 ndërmarrje nuk ua transferuan paratë punonjësve, duke i mbajtur mjetet për vete. Prokuroria publike ka ngritur akuza kundër tyre, por deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi zgjidhjen e ndonjë prej rasteve./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori