LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, procedurë parahetimore për regjistrimin e parealizuar të popullsisë në vitin 2011

Maqedoni, procedurë parahetimore për regjistrimin e parealizuar të popullsisë në vitin 2011

Regjistrimi i parealizuar i popullsisë në vitin 2011 është pjesë e ‘bombave’ të cilat kryeministri Zoran Zaev si lider i opozitës ia dorëzoi Prokurorisë speciale publike. Në procedurën parahetimore që po vazhdon, sot si dëshmitar në prokurori ishte ish-drejtori i burgut të Idrizovës, Zhivko Pejkovski i cili për Tv24 e vërtetoi informatën. Ai për këtë procedurë në prokuroria ka dëshmuar në kohëzgjatje prej gjysmë ore.

“Është e vërtetë, këtë mëngjes isha i ftuar si dëshmitar në PSP. Bëhet fjalë për regjistrimin e popullsisë në vitin 2011”, tha Pejkovski.

Nga PSP nuk zbulojnë detaje për procedurën e re, pasi që siç thonë, bëhet fjalë për procedurë parahetimore. Përndryshe, Pejkovski ishte në listën e të falurve nga presidenti Gjorge Ivanov në prill të vitit 2016, kur ai i fali të gjithë personat e përfshirë në procedura parahetimore, hetimore dhe akuza nga PSP. Ai menjëherë dërgoi letër deri te presidenti duke kërkuar tërheqjen e faljes.


Pritet që këto ditë në pytje të thirren edhe persona tjerë të cilët akuzohen nga PSP për këtë rast, por edhe për procedura tjera parahetimore. Ditën e mërkurë, si dëshmitar ishte ftuar edhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori