Maqedoni: “Pasaporta”, edhe për të vaksinuarit jashtë Maqedonisë

Me pasaportën e gjelbër do të pajisen edhe qytetarët tanë të cilët janë vaksinuar në Serbi. Gjithçka që duhet të bëjnë është që të paraqiten tek mjeku amë dhe të ju dërgohet e-mail me të dhënat e tyre. Pasaporta e gjelbër e cila pritet të arrijë në duart e qytetarëve nga java e ardhshme, përmban kriteret e njëjta me pasaportat e vendeve të Evropës. Ajo është përpiluar me qëllim që cilado nga parametrat të ju kërkohet qytetarëve në kufi, ata t’i posedojnë. Lidhur me atë nëse të gjitha vendet e Evropës do ta njohin pasaportën tonë të gjelbër, ministri i Shëndetësisë tha se të dhënat që ajo i përmban sigurojnë që personi nuk paraqet rrezik për të shpërndarë infeksionin.
“Me rëndësi është që ne të jemi gati dhe t’i kemi të gjithë të dhënat nga të gjithë testimet e mundshme që janë vaksinimi, PCR testi dhe antitrupat që garantojnë imunitet dhe nuk ka gjë të katërt që mund të kërkohet derisa udhëtojmë. Me rëndësi është që këta dokumente, pos në formë letre të kemi dhe aplikacion me qëllim që çfarë do që të kërkohet nga qytetarët tanë, ne të jemi gati”, theksoi Venko Filipçe, ministër I Shëndetësisë.
Ndërkohë rrjedh procesi i vaksinimit. Deri më tash janë vaksinuar mbi 200.000 qytetarë prej të cilëve rreth 40 mijë me dy doza. Ndërkohë numri I të paraqiturve të cilët ende nuk janë vaksinuar është rreth 150.000 qytetarë.
“Të gjithë të paraqiturit mbi 65 vjeç deri në fund të kësaj jave do të vaksinohen megjithëse mund të ketë ndonjë lëshim Teknik. Dhe kjo përfshin rreth 47% të qytetarëve mbi 70 vjeç gjegjësisht gati 40% qytetarë mbi 65 vjet .Po I përgatisim dhe kampanjat. I presim dhe vaksinat dhe shpresojmë që qytetarët të tregojnë interes”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Javës së ardhshme pika vaksinimi pritet të hapen edhe në Veles dhe Prilep./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë