Maqedoni: Pandemia rrit interesimin e qytetarëve që të përdorin biçikletat për transport
![Maqedoni: Pandemia rrit interesimin e qytetarëve që të përdorin biçikletat për transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/04/Biçikleta-780x439.png)
Aktivistët për mbrojtjen e ambientit në Maqedoninë e Veriut thonë se pandemia e koronavirusit, ka dhënë mësime lidhur me zgjidhjen e problemeve, sa i përket ndotjes së ajrit dhe njëra nga to, sipas tyre, është përdorimi i biçikletave si mjet transporti.
Elena Nikollovska nga Qendra për hulumtim dhe informim për mjedisin jetësor, thotë se shfaqja e koronavirusit, në masë të caktuar ka ndërgjegjësuar qytetarët dhe autoritetet, për rëndësinë e ruajtjes së ambientit dhe për atë që ajo e quan “rimëkëmbje të gjelbër”.
“Rimëkëmbja e gjelbër do të thotë shfrytëzim ekonomik i resurseve natyrore, shfrytëzim i resurseve në pajtim me natyrë, që do të thotë të mos bëjmë shkatërrimin e tyre, por vetëm t’i shfrytëzojmë ato që t’i kemi edhe për nesër. Rimëkëmbja e gjelbër do të thotë edhe ndryshim të shprehive të përditshme – ndryshim në sektorin e transportit”.
“Fushata e realizuar gjatë këtyre ditëve “Në biçikleta”, që e pranoi edhe Qyteti i Shkupit, është e shkëlqyer dhe e tillë duhet të jetë edhe rimëkëmbja e gjelbër. Sektori i transportit ishte shkaktar i madh i ndotjes së ajrit, për shkak se kemi automjete të vjetra. Tani duhet të kthehemi kah transporti i qëndrueshëm – me biçikleta, ecja në këmbë – por, duhet të bëhet edhe planifikimi i qytetit, që të ketë hapësirë për të bërë një gjë të tillë”, thotë Nikollovska.
Ndërkaq, Bekim Laçi, i cili për një kohë të gjatë merret me çiklizëm, thotë për Radion Evropa e Lirë se autoritetet duhet të investojnë që të ketë trase të veçanta për qarkullimin e personave që përdorin biçikletat.
“Te ne problemi më i madh është se njerëzit ende kanë frikë që të përdorin biçikletat si mjet transportues, për shkak se u ekspozohen rreziqeve të ndryshme, siç është përplasja me automjetet, pasi në masë të madhe mungojnë korsitë për biçikleta, sidomos në qytetin e Shkupit. Kjo është arsyeja se pse një pjesë e madhe e qytetarëve ngurojnë të përdorin biçikletën si mjet transporti edhe pse më duhet të theksoj që kohëve të fundit, të dhënat flasin për rritje të dukshme të përdorimit të biçikletave si mjet transporti”, thotë Laçi.
Nga qyteti i Shkupit theksojnë se në tre vjetët e fundit, janë ndërtuar mbi 30 kilometra shtigje të reja për biçikleta. Po ashtu, thuhet se gjatë kësaj kohe, autoritetet lokale kanë subvencionuar blerjen e 10 mijë biçikletave, me qëllim që të zëvendësohet përdorimi i automjeteve me biçikleta.
Valon Saliu, zëdhënës në qytetin e Shkupit, thotë për Radion Evropa e Lirë se interesimi i qytetarëve për të përdorur biçikletat si mjet transporti, ka shënuar rritje, si pasojë e rrethanave që ka shkaktuar koronavirusi.
“Koronavirusi i fenomen më vete ka efektin e vet dhe kjo stimulon njerëzit që deri më tani kanë përdorur autobusin, që të përdorin biçikletën si mjet transportues”, thotë ai.
Edhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor, Jani Makraduli thotë se masat që janë ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, edhe në të ardhmen mund të zbatohet. Ai thotë se pandemia e koronavirusit dëshmoi se shumë punë në sektorë të ndryshëm mund të kryhen në distancë, pa pasur nevojë që njerëzit të shkojnë në zyre duke përdorur automjete për transport.
“U dëshmua se disa punë mund t’i kryejmë edhe prej shtëpisë, një ditë në javë mund të punojmë nga shtëpia. Mundemi që një ditë pune në javë të shkojmë në punë me biçikleta dhe të mos shfrytëzojmë automjetet”, tha ai, duke shtuar se qeveria ka propozuar uljen e taksave doganore për biçikletat elektrike dhe subvencionimin e tyre, me qëllim që të stimulojë njerëzit që t’i përdorin ato.
Bekim Laçi thotë se ndalesa e qarkullimit të automjete një ditë gjatë javës, mund të jetë një fillim i mbarë, por sipas tij, nuk është zgjidhje e përhershme.
“Ndalesat e qarkullimit të automjeteve një ditë në javë do të ishte një sinjal i mbarë, por kjo nuk paraqet zgjidhjen që e kërkojnë çiklistët, përkatësisht ata qytetarë që e përdorin biçikletën si mjet transporti. Ka shumë njerëz që pesë ditë në javë shkojnë në punë me biçikleta. Prandaj, e vetmja zgjidhje është ndërtimi i shtigjeve për biçikleta”, thotë ai.
Ndryshe, organizatorët e fushatës “Në biçikleta”, ka theksuar se qyteti i Shkupit duhet të angazhohet seriozisht që transportin urban ta zëvendësojë me përdorimin e biçikletave nga qytetarët. Sipas tyre, në kohën kur vendi ende po përballet me koronavirusi, autobusët mund të jenë vend ku ky virus mund të shndërrohet në vatër të infeksioneve./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Filipçe: Qeveria vazhdon të sillet si opozitë, nuk merren aspak me kërkesat e qytetarëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Venko-Filipce-1-380x233.png)
Filipçe: Qeveria vazhdon të sillet si opozitë, nuk merren aspak me kërkesat e qytetarëve
![Presidentja e ALDE, eurodeputetja gjermane Hahn mbështetë Bedri Hamzën: Kosova mund të bëjë më shumë me PDK-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ALDE-380x233.jpg)
Presidentja e ALDE, eurodeputetja gjermane Hahn mbështetë Bedri Hamzën: Kosova mund të bëjë më shumë me PDK-në
![Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/6.2.2025-e1738872637510-380x233.jpg)
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/01/Martin-Berishaj-Ambasador-ne-Kroaci-intervistohet-nga-Komisioni-Hetimor-Parlamentar-foto-Ridvan-Slivova-29-e1673636820703-780x439.jpg)
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt
![Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-10-e1738862146398-780x439.jpg)
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë
![Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ambasada-gjermanee-780x439.jpg)
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune
![Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjermnai-780x439.jpg)
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
![Nga fotot çift te filxhanët e kafesë, gabimet që bëjnë shqiptarët gjatë regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rasti-i-kqz-1024x576-1-780x439.png)
Nga fotot çift te filxhanët e kafesë, gabimet që bëjnë shqiptarët gjatë regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin