LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, operatori Vip prej sot është A1

Maqedoni, operatori Vip prej sot është A1

Prej sot edhe zyrtarisht operatori Vip është A1.

Siç mund të vërehet, nëse hyn në web-faqen zyrtare në vip.mk automatikisht të çon tek web-faqja a1.mk.

Në njoftimin e publikuar në web faqen e A1 shkruan se brendi Vip tashmë është ribrenduar në A1.


“Duke konsoliduar pozitën e vet, A1 Grupacioni Telekom Austri është e pranishme në shtatë shtete të rajonit, Vip-i e paraqiti brendin e ri të kompanisë A1. Në ngjarjen e ribrendimit të pranishëm ishin, Drejtori kryesor i A1 Grupacioni Telekomi Austri, Tomas Arnoldner, drejtori kryesor i A1 në Kroaci dhe Maqedoni, Jurzhi Dvorjançanski dhe Misllav Galer, e paraqitën brendin e ri A1, duke cekur poentat kryesore me gjithë procesin e ribrendimit, planet e ardhshme të kompanisë dhe ofertat më të mira”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Marrëveshjet që kanë qenë me operatorin Vip mbeten të njëjta dhe në fuqi dhe se nuk është i nevojshëm ndryshimi i sim kartelave dhe pajisjeve tjera.

Kompania tashmë ka ndryshuar emrin, logon dhe pamjen e objekteve por edhe aplikacionet si ‘Mojot Vip’ dhe oferta ‘Vip Combo’ janë shndërruar në ‘Mojot A1’ dhe ‘Vip Combo’.

Grupacioni Telekom Austri tashmë është prezente në shtatë shtete si Austria, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Bjellorusia, Maqedonia e Veriut, Serbia. Të hyrat në fund të vitit për këtë kompani kanë qenë rreth 4.47 miliardë euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori