Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe kryetari i Sindikatës Policore të Maqedonisë Marjan Kicev, sot në Klubin e deputetëve e nënshkruajtën Marrëveshjen e re kolektive të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila paraqet prodhim nga bisedat e ndërsjella dhe dialogu, me qëllim të përmirësimit të mëtutjeshëm cilësor të të gjitha standardeve tjera sociale, profesionale, normative dhe standarde tjera të domosdoshme për përmirësimin e kushteve të punës së të punësuarve.
Sipas ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, nënshkrimi i Marrëveshjes së re kolektive dhe ndryshimet në masë të madhe do të kenë refleksion pozitiv në lidhje me sindikalistët, të drejtat profesionale dhe sociale të të punësuarve në institucion.
“Do të dëshiroja edhe njëherë në vepër të konfirmohen përpjekjet dhe prioritetet e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe udhëheqësia aktuale e MPB-së në drejtim të përmirësimit të standardeve dhe kushteve për punë të të gjithë pjesëtarëve të policisë së Maqedonisë”, theksoi Spasovski.
“Ai sqaroi se duke u nisur nga imperativi për përmirësimin e statusit dhe të drejtat e gjithë të punësuarve në Ministri, si dhe për funksionimin e tij të përgjithshëm cilësor, organizues dhe operativ, në periudhën e fundit disamuajshe është biseduar rreth shumë fushave të rëndësishme, të cilat janë thelbësore për realizimin e interesave të përbashkëta.
Kryetari i Sindikatës policore të Maqedonisë, Marjan Kicev, si pjesë e grupit të punës të formuar pikërisht për përgatitjen e Marrëveshjes kolektive, ndërsa të udhëhequr nga sekretarja shtetërore në MPB, Magdalena Nestorovska, theksoi se me Marrëveshjen e re kolektive, të punësuarit i mbajnë gjithë të drejtat që i kishin edhe deri tani, por marrin edhe shumë të reja.
Mes risive më të rëndësishme në Marrëveshjen kolektive, thuhet në kumtesën e MPB-së, me përdorimin e terminologjisë dhe fjalorit gjinor, dhe atë për herë të parë në një Marrëveshje kolektive në shtet, është parashikuar dispozitë e re për mbrojtjen e punëtorëve të cilët kanë tri vjet efektive deri në realizimin e të drejtës së pensionimit sipas fuqisë së ligjit me përfundimin e stazhit pensional prej 40 viteve, me ç’rast ato nuk kanë mundur të sistemohen në vende pune në nivele më të ulëta nga niveli i vendit të punës në të cilën punojnë sipas Klasifikimit të vendeve të punës, përveç në rast të masës disiplinore për shkelje më të rëndë të rendit të punës dhe disiplinës ose mosplotësimit të obligimeve të punës, të shqiptuar sipas ligjit dhe dispozitave nga kjo marrëveshje kolektive.
Më tutje është parashikuar kujdestari shtëpiake si kusht i veçantë i punës i cili nënkupton obligim për punëtorin me status të nëpunësit policor pa uniforma, i cili nuk punon në turne, jashtë orarit të punës të jetë në gjendje të gatishmërisë në shtëpi ose në ndonjë vend të caktuar, me ç’rast dispozita në fjalë, përveç obligimeve për punëtorin, përmban edhe referenca për të drejtën e shtetës së pagës për kujdestari shtëpiake, e cila arrin 5 për qind për orë, me të cilën rregullohet një padrejtësi e madhe që është zvarritur në MPB me dekada prapa.
Me marrëveshjen parashikohet edhe e drejta e mungesës së paguar, në rast kur punëtori e paraqet Ministrinë ose merr pjesë si pjesë e përfaqësimit shtetëror në manifestime kulturore, sportive dhe të tjera, ndërsa është rishikuar edhe dispozita për punëtorët – dhurues vullnetar të gjakut, për të cilët është parashikuar e drejta e tre ditëve të punës të lira në të cilën llogaritet edhe dita e dhënies së gjakut, për çdo dhënie gjaku, të cilët sipas rregullës shfrytëzohen radhazi dhe menjëherë pas ditës së dhurimit të gjakut, por jo më vonë se 30 ditë nga dita e dhurimit të gjakut.
Është parashikuar edhe dispozita për mbrojtje të veçantë për punë të natës, me rregullim në kategorinë e punëtorëve për të cilët ka të bëjë, me ç’rast kjo kategori e punëtorëve ka të drejtë për ushqim adekuat ose kompensim për shpenzime të ushqimit në vlerë prej 20 euro nga neto paga mesatare për punëtor të paguar në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin paraprak, vetëm për ditët kur punëtori punon natën.
Marrëveshja kolektive parashikon edhe çmim jubilar në vlerë të një gjysme nga neto paga mesatare e paguar në Republikën e Maqedonisë së Veriut në tre muajt paraprak – për punë të pandërprerë në kohëzgjatje efektive prej 10 viteve në Ministri, krahas vendimeve të deritanishme për ndarje të çmimit jubilar për punë të pandëprprerë në zgjatje efektive prej 20 viteve në Ministri, si dhe kompensim i njëfishtë në para në vlerë prej 100 euro në kundërvlerë të denarit, të nënës-punëtore- për çdo fëmijë të sapolindur dhe për punëtorët të cilët me vendim të minstrit janë emëruar si mentorë, në vlerë prej 150 euro në kundërvlerë të denarit, për periudhën kohore në të cilën zbatojnë trajnim për rastet e konfirmuara me ligj dhe dispozitat e kësaj Marrëveshje kolektive.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar