Të punësuarit e Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, si gazetarë, me shpenzime të shtetit kanë qëndruar në Bullgari për tre ditë. Ata kanë shkuar gjoja për të ndjekur dhe për të informuar për seancën e parë ndërqeveritare mes Qeverisë së RMV-së dhe Qeverisë së Bullgarisë. Në dokumentet e siguruara nga “Alsat”, gjashtë nga të punësuarit në Qeveri, mes të cilëve edhe shefi i Shërbimit Pece Mirçevski, kanë siguruar gjashtë dhoma hoteli dhe transport me automjete të Qeverisë.
Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta i RMV-së është i obliguar të sigurojë vendosje në hotel për gazetarë maqedonas në Sofje, Republika e Bullgarisë, lidhur me seancën e përbashkët mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, (24-25 janar 2022). Në këtë drejtim Shërbimi ka nevojë për rezervimin e 6 dhomave me nga një krevat, me pansion të plotë në periudhën nga 24.01 deri më 26. 01.2022 për personat më poshtë:1. Pece Mirçevski, 2.Sanja Petkovska, 3. Ivana Janevska, 4. Bllagoj Kitev, 5. Aleksandar Iliq dhe 6. Aleksandar Kosharkoski.
Edhe pse aktivitetet për seancën ndërqeveritare, kanë zgjatur dy ditë, 24-25 janar, sipas dokumenteve, personat e lartë përmendur kanë qëndruar në Bullgari tre ditë, nga 24 deri më 26 janar. Të pyetur pse gjashtë të punësuar të shërbimit, është dashur të udhëtojnë si gazetarë? Nga Shërbimi u përgjigjen se kanë udhëtuar si stafi i angazhuar për punë organizative.
“Të gjashtë personat e punësuar të Shërbimin për të cilët pyesni, kanë marrë pjesë për shkak të kryerjes së obligimeve për organizim dhe mbështetje të aktiviteteve të cilat dalin nga vendimi i Qeverisë, e të cilat ishin në Republikën e Bullgarisë në Sofje. Nuk janë bërë shpenzime për personat të cilët nuk janë gazetarë, por janë mbuluar shpenzime për persona të punësuar të cilët janë dërguar në udhëtim zyrtar për shkak të kryerjes së punëve të rregullta të cilat për Shërbimin dolën në pajtueshmëri me vendimin nga seanca e 4-t e Qeverisë e mbajtur më 20.01.2022”, Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta i Qeverisë
Nga Shërbimi i Qeverisë thonë se nuk kanë udhëtuar si gazetarë, por me vendim të Qeverisë, si pjesë e stafit organizativ. Ndërsa në procesverbalin e seancës së 4-t të Qeverisë ku është marrë vendimi, në pikën e pestë thuhet se Shërbimit Qeveritar duhet të siguroj transport dhe qëndrim vetëm për gazetarët, por jo edhe për të punësuarit e saj.
Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme ti ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme dhe koordinimin për vendosjen dhe transportin e gazetarëve që do të marrin pjesë dhe do të raportojnë në seancën e përbashkët ndërqeveritare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, të mbulojë shpenzimet për udhëtim dhe vendosjen në hotel për gazetarët, si dhe të sigurojë teste PCR pa pagesë,
Kërkuam përgjigje shtesë nga Shërbimi i Qeverisë për të na treguar vendimin e Qeverisë për tu mundësuar gjashtë të punësuarve që të udhëtojnë për të kryer punë organizative, por deri në këto momente nuk kemi marrë përgjigje./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa