Sot mbushet një vit nga hyrja në fuqi e ndalesës së përsëritur të qeseve plastike. Si edhe gjatë ndalesës së parë nga viti 2013, edhe pas ndalesës nga viti 2021, përdorimi i qeseve plastike vazhdon. Si të mos ekzistojë ligji si dhe të mos ekzistojë problemi i ndotjes me plastikë, bëhet e ditur në kumtesën e Nismës për Lirimin nga Përdorimi i Plastikës.
Sipas Entit të Statistikës, në vitin 2021 është prodhuar sasi enorme prej 5.800 tonë qese dhe thasë plastike, gjegjësisht çdo ditë nga 16 tonë të pabesueshme, ndërsa prodhimi i tillë i tepruar dhe konsumi i qeseve plastike me tempo të ulur, siç qëndron në kumtesë, vazhdoi edhe këtë vit.
Sipas Iniciativës për Lirimin nga Përdorimi i Plastikës, hapi i vetëm pozitiv që është bërë është sa i përket të ashtuquajturave qese plastike biodegraduese të cilat shiten në arka. “Edhe pse vazhdoi përdorimi edhe i këtyre qeseve, ulja është e dukshme. Kjo ka të bëjë, përveç çmimit që paguhet për to, edhe për njohuritë e qytetarëve se ekziston alternativë për përdorimin e qeseve plastike, çantat e pëlhurës”, theksohet në kumtesë.
Por ky përmirësim, siç thonë nga Nisma, nuk reflektohet në përdorimin e qeseve të tjera plastike. “Pas zbatimit afatshkurtër të ligjit me lëshimin e qeseve prej letre për pemë-perime, pasoi shpejt rikthimi i qeseve plastike të ndaluara, shpeshherë e shoqëruar me tentativën tragjikomike për të anashkaluar ligjin duke i prerë dorezat. Në këtë mënyrë edhe është rritur sasia e përgjithshme e qeseve plastike, pasi qeset e tilla janë jopraktike, grisen më lehtë, ndaj shumë qytetarë thjesht i hedhin duke krijuar mbeturina shtesë plastike”, thuhet në kumtesë.
Nga Nisma vlerësojnë se arsyeja kryesore për shkeljen e ligjit është mosnjohja e alternativës së qëndrueshme e qeseve plastike gjatë blerjes së pemëve dhe perimeve.
Nga Nisma për Lirimin nga Përdorimi i Plastikës, theksojnë se problemi i ndotjes me plastikë është problem serioz.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze