Paralajmërimet se në janar Komisioni Evropian do ta prezantojë metodologjinë e re të zgjerimit dhe se në mars Maqedonisë së Veriut do t’i mundësohet të fillojë negociatat për anëtarësim rikthen optimizmin e ekspertëve. Zoran Neçev nga Instituti për demokraci “Societas Civilis” thotë se deri në mars ka mjaftueshëm kohë që të tejkalohen dallimet mes shteteve anëtare, nëse ka vullnet të vërtetë politik. Neçev thekson se ndërkohë që Shkupi pret sinjalin pozitiv nga Brukseli do të duhet të vazhdojë në mënyrë më intensive të punojë për realizimin e reformave, me theks të veçantë ato në gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit.
“Nëse arrijnë të merren vesh për metodologjinë, do të hiqet një parakusht në të cilën Maqedonia e Veriut nuk mund assesi të ndikojë. Është punë e brendshme e BE-së. Ndërsa ajo ku Maqedonia mund të ndikojë, është të vazhdojë në rrugën që ka shtruar, të vazhdojë t’i zbatojë të gjitha reformat prioritare që u theksuan në raportet e fundit të Komisionit Evropian ose përfundimet e Këshillit Evropian, në mënyrë që sërish të kemi dosje të pastër”, tha Zoran Neçev, Instituti për demokraci “Societas Civilis”.
Profesori universitar, Nikolla Dujovski nga ana tjetër thotë se pavarësisht se vendi ka akoma shumë punë për të bërë, ka bërë progres që duhet të merret në konsideratë. Ai paralajmëron se nëse BE-ja nuk reflekton pozitivisht para zgjedhjeve të prillit, në rast të ndërrimit të pushtetit pas 12 prillit vendi rrezikon të zmbrapset në aspekt të euro-integrimit.
“Shumë lehtë mund të ndodhë që të kemi zgjedhje të suksesshme në prill, por të kemi zmbrapsje në rrugën drejt integrimeve evropiane. Është vështirë të vlerësojmë nëse kjo iu shkon përshtat ndonjë prej fuqive të mëdha, megjithatë kjo politikë joreale e një shteti anëtar nuk shpie askund tjetër, pos asaj se duan që Ballkanin ta mbajnë si vend ku do të përballen fuqitë mes Rusisë dhe Amerikës. Ndërsa Evropa, fatkeqësisht, shumë herë ka qenë viktimë e panevojshme në këtë raport”, pohoi Nikolla Dujovski, Profesor universitar.
Së fundmi komisioneri evropian për zgjerim, Oliver Varhei porositi vendin që t’i realizojë të gjitha reformat e nevojshme, në mënyrë që ta meritojë fillimin e negociatave për anëtarësim./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Si shkak i shembjeve të mëparshme, minierën e Artanës e “merr” uji

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës