Maqedoni, marrin pagë por nuk e hapin telefonin, në linjën “alo doktor” mjeku nuk lajmërohet

Edhe pse u promovua që nga viti 2014 linja “Alo Doktor” nuk është funksion. Megjithatë mjekët kujdestarë marrin paga edhe pse nuk e hapin telefonin. Asnjë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë.
Tentojnë të flasin me mjekun kujdestar në linjën telefonike për këshillë mjekësore në “Alo doktor”, por askush nuk e hap telefonin.
Numri 15 123 po cingëron por mjeku kujdestar nuk po e hap telefonin.
Projekti “Alo doktor” u promovuar më 15 shtator në vitin 2014 kur ministër i shëndetësisë ishte Nikolla Todorov. Qëllimi ishte që qytetarët të telefonojnë mjekun 24 orë kur kanë ndonjë problem shëndetësor. Ekipi i mjekëve përbëhet nga 22 mjekë, edhe atë nga më të ndryshmet, mjek të përgjithshëm, gjinekolog, dermatolog, pediatër e të tjerë.
Provuam edhe ne disa herë të flasim me mjek por askush nuk na e hapi telefonin.
Ndërkohë ende ekziston ueb faqja por publikimet e fundit janë në vitin 2015 ndërsa në faqen e tyre në facebook publikimet e fundit janë në vitin 2020 kryesisht lajme të publikuara gjatë pandemisë me Covid 19.
Kjo linje është e destinuar për raste më të lehta në mënyrë që puna e përditshme e Ndihmës së shpejtë të lehtësohet. Mjekët nuk mund të japin antibiotik por vetëm këshilla për ushqim dhe vitamina.
Për këtë projekt janë ndarë edhe para nga buxheti dhe kjo mund të shihet në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë në vitin 2020. Çdo mjek i angazhuar në këtë projekt merr pagë mujore shtesë prej 10 mijë denarë që do të thotë për 22 mjek të angazhuar për këtë projekt çdo muaj ndahen 220 mijë denarë apo për një vit jepen 12 milion denarë.
Pyetëm Ministrinë e shëndetësisë për atë se përse nuk funksionon kjo linje nga aty morëm përgjigje se linja telefonike nuk funksionon që nga 1 janari i këtij viti, ajo është anuluar sipas vlerësimeve dhe vendimit të kryesisë së mëparshme të Ministrisë së Shëndetësisë./KlanM/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës