Pesë vjet pas ndërprerjes së procesit të numërimit të popullsisë, Maqedonia nuk është gati në asnjë drejtim për të planifikuar nisjen e operacionit të ri statistikor. Edhe pse vazhdimisht është në agjendën dhe programin e partive, apo qeverive, hezitimi për të krijuar terrenin e përshtatshëm për zhvillimin e tij nuk mund të vijojë të justifikohet vetëm me mungesën e vullnetit politik, shkruan gazeta KOHA.
Kështu pohojnë ish pjesëmarrës të këtij procesi me theksin se premisat për realizimin e numërimit të popullsisë janë shumë të vogla, pasi as subjekteve politike maqedonase dhe as atyre shqiptare nuk i leverdis numërimi dhe përballja me rezultatet e tij. Nga ana tjetër ndryshimet ligjore janë të paevitueshme, së bashku me metodologjinë dhe mënyrën e funksionimit të vetë institucionit që do të merret me këtë proces, Entit Shtetëror të Statistikave.
Në programin e Qeverisë thuhet se do të zbatohet regjistrimi i popullsisë sipas standardeve dhe kritereve ndërkombëtare, në mënyrë që të dhënat do t’ju mundësojnë institucioneve shtetërore botës akademike dhe sektorit civil një analizë të vërtetë dhe hartimin e politikave reale në çdo sferë.
Por, akademiku Abdylmenaf Bexheti, ish nënkryetari i Komisionit Shtetëror të Regjistrimit, thotë se këto qëndrime do të vazhdojnë të mbeten deklarative për një kohë të gjatë dhe gjasat për të pasur një proces regjistrimi në një të ardhme të afërt janë shumë minimale.
“Pikësëpari duhet të ndryshojë Ligji për regjistrimin e popullsisë dhe të precizohen normat ligjore që përmbajnë një sërë dualizmash dhe shumë kundërthëniesh brenda vetë sistemit normativ ligjor. Që do të thotë se me këtë ligj nuk mund të pretendohet të bëhet regjistrimi i popullsisë, pavarësisht vullnetit politik. Në këto raporte politike ekzistuese një gjë e tillë nuk mund të ndodhë. Ajo që shkruhet në program është thjesht deklarative, pasi në këto momente të dyja palët i druhen rezultateve të procesit. Pala jonë i druhet mospërfshirjes së bashkatdhetarëve tanë që jetojnë jashtë, pala tjetër i druhet shpërnguljeve masive dhe numrit të madh të maqedonasve që kanë marrë shtetësi bullgare dhe supozohet se janë mbi 120 mijë të tillë, gjë që do të prishte ekuilibrat e përqindjeve. Dhe të dyja palët kanë të drejtë”, thotë për KOHA, Bexheti.
Sipas tij, as presion i ndërkombëtarëve, Eurostatit nuk është i mjaftueshëm që të nxisë nisjen e procesit. Pasi përveç pengesave politike dhe një sërë argumentesh, menaxhmenti i vetë ESHS ka qenë shumë i keq dhe hijet e dyshimet që hidhen mbi këtë institucion dhe transparencën në përpunimin e të dhënave transferohen edhe në të gjitha segmentet e tjera.
Pak ditë më parë, Pjeter Everaers, drejtor i bashkëpunimit ndërkombëtar të Eurostatit i tërhoqi vërejtjen Maqedonisë për vonesat duke sjellë në vëmendje se metodologjia për zbatimin e regjistrimit është e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara dhe nuk guxon të jetë lëndë e tregtimit politik dhe shtrembërimit të parimit dhe mënyrës së kryerjes së tij, pasi nëse nuk është operacion klasik statistikor nuk do të pranohet nga ana e Eurostatit. “ESHS duhet në mënyrë të pavarur dhe në bazë të rekomandimeve ndërkombëtare të vërtetojë metodologjinë e grumbullimit të të dhënave të nevojshme, respektivisht për mënyrën se si të grumbullohet të dhënat”, thotë Everaers.
Në debatin dhe presionin nga jashtë për të zhvilluar këtë proces Enti i Statistikave nuk është përfshirë. Ish drejtori, Donço Gerasimovski pak ditë më parë deklaroi se për të siguruar një zhvillim normal dhe konkret të numërimit, duhet të eliminohen dy pengesa, që nënkuptojnë arritjen e një marrëveshje mes partnerëve të koalicionit qeverisës dhe subjekteve të tjera politike, si edhe zbatimi i rekomandimeve të Eurostat-it dhe Kombeve të Bashkuara për të qëndruar pasur një proces sipas të gjitha normave dhe standardeve të lejuara ndërkombëtare.
“Harmonizimi i metodologjisë për evidentimin e popullsisë që është prezent ose jo ne vend deri në një vit e më shumë është një prej problemeve kryesore që duhet të gjejë zgjidhje dhe që lakohet më së shumti nga ekspertët dhe profesionistët e grupeve të ndryshme etnike”, vëren ish drejtori i ESHS. Numërimi i fundit i popullsisë është bërë 15 vjet më parë, ndërsa në vitin 2011 procesi i nisur i numërimit u la në gjysmë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës