LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Kritika të ashpra mbi Ligjin e Lëndëve të Para!

Maqedoni: Kritika të ashpra mbi Ligjin e Lëndëve të Para!

Dëme të mëdha në natyrë dhe në prodhimet bujqësore janë shkaktuar nga koncesionarët, të cilët deri para pesë muajsh nxirrnin rërë nga lumi Pçinja në Konjarë të Shkupit. Banorët kanë frikë për shëndetin e familjeve të tyre, por gjithashtu u bëjnë thirrje autoriteteve të ndihmojnë në riparimin e dëmit.

Kur të shfaqen ujërat nëntokësore, gërmimi duhet të ndërpritet menjëherë, të njoftohen autoritetet kompetente dhe të gjendet një zgjidhje. Ja se si i lanë ujërat nëntokësore, ne, shumica e popullsisë, pimë ujë nga hidroforet. Ne u bëjmë apel autoriteteve shtetërore, këto vrima, këto kratere të mbyllen dhe dikush t’i kthejë ato në gjendjen e tyre origjinale. Kështu janë rrezik për fëmijët. Ne këtu kemi 450 fëmijë, që shkojnë në shkollë”, tha Senad Samiq, kryetar i Bashkësisë Lokale në Konjare të Mesme.

Edhe pesë muaj pas ndërprerjes së gërmimeve në Konjare, pamjet tregojnë skena nga apokalipsi.


“Ky livadh është një nga fidanishtet, prodhimet e së cilit përfundonin në vendet e ish -Jugosllavisë. Dhe në vazhdim mund të shihni një vrimë të madhe, që duket sikur është bërë nga një rënie meteori, por është pasojë e gërmimit të koncesionarit, që nxori rërë dhe zhavorr. Përveç kësaj, ju mund të shihni ujërat nëntokësorë, nga të cilët kanë frikë më së shumti banorët e Konjares së Epërme, Poshtme dhe të Mesme. Ata kanë frikë nga uji i pijshëm që e marrin nga ujërat nëntokësorë, por edhe nga një katastrofë e mundshme, dikush të mos mbytet në këtë ujë.”

Propozim ligji i ri për lëndët e para minerale, i cili sot u paraqit para deputetëve me flamur evropian, dhe që duhet të parandalojë dhunimin e natyrës, ka një sërë mangësish, akuzojnë ekspertët. Ata thonë se nuk kanë mundur t’i publikonin vërejtjet e tyre në Regjistrin e Vetëm të Rregulloreve (ENER), sepse Propozim ligji nuk u vendos fare atje, por u dërgua drejtpërdrejt në Parlament.

“Procedurat për lëshimin e koncesioneve për shfrytëzimin e lëndëve të para minerale nuk janë transparente për popullsinë vendase, e cila vuan më shumë nga shfrytëzimi i këtyre mineraleve. Gërmimi i rërës dhe zhavorrit ende bëhet për interesa private komerciale, jo sipas parametrave mjedisorë”, theksoi Dejan Andonov, Instituti për Studime të Komunikimit.

Në debatin publik u theksua se në Maqedoni ka 30 koncesione aktive për gërmimin e rërës dhe zhavorrit, nga dhe në shtratin e lumenjve. Aktivistët theksojnë se disa prej tyre punojnë kundër rregullave. Në Konjare, në lumin Pçinja, popullsia përreth u ngrit në protesta dhe banorët dolën para ekskavatorëve dhe makinerive të tjera, dhe e arritën qëllimin e tyre, aq sa për të ruajtur mjedisin jetësor të gjymtuar./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Lajme
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

Lajme
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kalo në kategori