Një prej arsyeve që në Maqedoni nuk kanë sukses reformat në arsim është padyshim edhe humbja e kontaktit me palët që drejtpërdrejtë janë të thirrura të realizojnë ato ndryshime, shkruan gazeta KOHA.
Librat e Cambridge-it janë një rast ku më së miri reflektohet mos koordinimi i planeve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) me shkollat, respektivisht me mësimdhënësit të cilët duhet të zhvillojnë procesin mësimor sipas atyre librave. Janë harxhuar miliona euro që për shkollat fillore të sigurohen programe dhe libra të përgatitura nga Qendra Ndërkombëtare e Programeve dhe Teksteve Shkollore pranë Universitetit të Cambridge-i dhe shumë shkollat kanë nis ta braktisin punën me ato libra. Mësues të shkollave fillore, kanë nis t’u kthehen librave të vjetër, konkretisht modeleve të vjetra të mbajtjes së mësimit sidomos në lëndën e matematikës.
Feride Kita, mësuese në shkollën fillore “Dituria” të Sarajit, tregon për KOHA se librat e Cambridge-i nuk janë aspak të përshtatshëm për shkollat e Maqedonisë.
“Probleme ka me të gjitha lëndët, por më problematikët janë librat e Matematikës. Sepse, janë të përpiluara sipas modeleve për mësim me metoda të cilat nuk janë as të njohura dhe as të përafërta me modelet e sistemin tonë arsimor. Të mos flasim për cilësinë e përkthimeve, janë të tmerrshme”, shprehet Kika.
Për këtë arsye, thotë ajo, jemi të detyruar të punojmë sipas metodave të vjetra dhe me librat që kemi pasur përpara librave të Cambridge-it. Normal, plotëson më tej ajo, gjithë këtë e bëjmë kohë pas kohe, për njësi të cilat janë vërtetë relevante të mësohen nga nxënësit.
“Nuk mund të punojmë gjithë kohën me libra dhe metoda të vjetra, pasi rrezikojmë të dënohemi nga ana e inspektorëve. Po të mos ishte kjo frikë, të gjithë mësuesit do t’u ktheheshin librave të vjetër. Të vjen vërtetë keq për nxënësit kur sheh se nuk kuptojnë asgjë me metodën e mësimit sipas librave të Cambridge-i. Për këtë arsye, shumë mësues rrezikojnë dhe, në përgjegjësinë e tyre, marrin dhe shpjegojnë mësimin sipas mënyrës së librave të përparshëm”.
Kita, arsimtare në SHF “Dituria” të Sarajit, tregon gjithashtu se në hall të madh me këto libra janë edhe prindërit.
“Shpeshherë na paraqiten ose në telefon, ose ankohen kur vijnë në shkollë se nuk mund t’u ndihmojnë fëmijëve për të bërë detyrat e shtëpisë. Nuk kuptojnë ato që shkruhen dhe ato që kërkohet në këto libra dhe nuk kanë faj. Ne, mësuesit, mezi arrijmë ti deshifrojmë përmbajtjet e librave, Nuk kuptohen, sepse janë të pakthyera shumë keq”, sqaron ajo.
Për të njëjtat probleme flasin në çdo shkollë, posa të nis diskutimi për librat e Cambridge-i. Mësues të shkollës fillore “Liria” në Komunën e Çairit tregojnë gjithashtu se në shumë raste punojnë vetëm formalisht me librat e Cambridge-i. Edhe në shkollën fillore “25 Maji” të Komunës së Gazi Babës, tregojnë se “në klasë i mbajnë librat i Kembrixhit, në ditar i shënojmë njësitë mësimore që kërkohen me po ato programe, mirëpo shumë herë punojmë sipas metodave dhe librave të vjetër, sidomos në lëndën e matematikës”.
Mënyra e operacioneve matematikore të mbledhjes, zbritjes, shumëzimit dhe pjesëtimit, thonë se kanë një logjikë të çuditshme dhe të ndërlikuar. Por pavarësisht këtyre pakënaqësive, MASH nuk planifikon të distancohet nga “reforma e Cambridge-i”, e cila nuk është pritur mirë në asnjë shkollë. Fundja, MASH nuk ka konsultuar asnjë shkollë deri tani për të marrë informacione burimore se cili është “feedbacku” i reformës së synuar dhe sa në të vërtetë ka gjasa të punohet me libra të Kembrixhit në shkollat e Maqedonisë. Për këtë vit, MASH do të shpenzojë 52.800.000 denarë për programet që do të përgatiten për arsimin e mesëm.
Nga 79.450.000 denarë që janë planifikuar të shpenzohen në 2017-ën për komplet zhvillimin dhe përgatitjen e programeve mësimore, vetëm për librat e Matematikës sivjet është planifikuar buxhet prej 1.000.000 denarë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!