LAJMI I FUNDIT:

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në përmbyllje të vizitës në SHBA, e ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen edhe helikopterët Black Hawk, që si thotë ai, Kosova do t’i ketë në flotën e mbështetjes ajrore të ushtrisë.

Maqedonci, në një postim në Facebook, bëri të ditur se me këtë rast kanë takuar menaxhmentin e kësaj kompanie, ku është diskutuar për opsionet e përfshirjes së helikopterëve në inventarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Në përmbyllje të vizitës në ShBA, e vizitova fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të ndryshëm, ndër të cilët edhe helikopterët Black Hawk, që do t’i kemi në flotën e mbështetjes ajrore të ushtrisë së Kosovës. Së bashku me Gjeneral Jasharin e takuam menaxhmentin e kësaj kompanie, ku diskutuam për opsionet e përfshirjes së helikopterëve në inventarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci, transmeton Telegrafi.


SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Lexo po ashtu SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Ministri Maqedonci thotë se Kosova do te jetë më e sigurt me helikopterët që fluturojnë mbi qiellin e saj.

Gjatë qëndrimit në SHBA, ministri Maqedonci, bashkë me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, të martën janë pritur në takim nga Ndihmës Sekretari i Shtetit, Alexander Kasanof, në Departamentin e Shtetit.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se gjatë takimit është ritheksuar vazhdimi i mbështetjes së diplomacisë amerikane në aspiratën e Kosovës për integrim në strukturat euro-atlantike.

Ata  janë pritur në takim edhe nga Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për NATO dhe Evropë, Alton Buland, në Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e policit në Kaçanik, Sveçla fton dorasit të dorëzohen: Aparati shtetëror i mobilizuar për arrestimin e të përfshirëve

Vrasja e policit në Kaçanik, Sveçla fton dorasit të dorëzohen: Aparati shtetëror i mobilizuar për arrestimin e të përfshirëve

Lajme
Emilija Rexhepi flet pas takimit me Kurtin: E mbështesim për kryeministër të qeverisë së re

Emilija Rexhepi flet pas takimit me Kurtin: E mbështesim për kryeministër të qeverisë së re

Lajme
Detaje tronditëse nga vrasja e shqiptares në Itali, i dashuri përdori telefonin edhe pas krimit

Detaje tronditëse nga vrasja e shqiptares në Itali, i dashuri përdori telefonin edhe pas krimit

Lajme
Vrasja e policit në Kaçanik, i dyshuari ende në arrati

Vrasja e policit në Kaçanik, i dyshuari ende në arrati

Kronika e Zezë
Albin Kurti dënohet me 250 euro që nuk shkoi për të dëshmuar në Prokurori

Albin Kurti dënohet me 250 euro që nuk shkoi për të dëshmuar në Prokurori

Lajme
Pas Emilija Rexhepit, Kurti takon edhe Nenad Rashiqin – merr mbështetje për formimin e qeverisë

Pas Emilija Rexhepit, Kurti takon edhe Nenad Rashiqin – merr mbështetje për formimin e qeverisë

Lajme
Kalo në kategori