LAJMI I FUNDIT:

Manoleva: Po hetohet problemi me ajrin e komprimuar në sallat e kirurgjisë

Manoleva: Po hetohet problemi me ajrin e komprimuar në sallat e kirurgjisë

“Po hetohet problemi me ajrin e komprimuar, inspektimi është i vështirë për shkak të diametrit të vogël të instalimit”, kështu deklaroi në Click Plus në TV21, d.r Maja Manoleva.

Manoleva theksoi se inspektimi është i vështirë për shkak të diametrit të vogël të instalimit.

“Ne kemi hetuar se çfarë e shkakton këtë erë, por nuk e kemi gjetur. Janë matur disa pika, por në të njëjtën kohë po inspektohet edhe instalimi i përgjithshëm i klinikave kirurgjikale. Në konsultim me ekipet e ekspertëve që bëjnë inspektimin e instalimeve, jam informuar se për shkak të diametrit të atij instalimi, me diametër të vogël, nuk është e mundur të bëhet inspektimi i instalimit”, tha Manoleva.

Ajo ka komentuar edhe zhvillimet në Klinikën e Toksikologjisë. Manoleva shtoi se Klinika e Toksikologjisë duhet të ketë dy drejtorë.

“Klinika duhet të ketë dy drejtorë dhe mendimi im personal është që nuk duhet të funksionojë pa drejtor mjekësor. Nuk pajtohem me mënyrën e menaxhimit dhe për këtë kam në plan të vizitoj Klinikën dhe të propozoj emërimin e drejtorit mjekësor”, tha Manoleva.