LAJMI I FUNDIT:

Mancini kërkon nga fansat ta bëjnë stadiumin blu

Mancini kërkon nga fansat ta bëjnë stadiumin blu

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka porositur fansat nga Eastlands ta bëjnë stadiumin më të veçantë se kurrë më parë për ndeshjen vendimtare për pozitën e Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit.

Qytetarët nesër presin Tottenhamin ndaj të cilit do të kërkojnë vetëm tre pikë, pasi barazimi nuk do t’i përshtatet Cityt, që gjendet një pikë prapa rivalit në tabelën e Ligës Premier.

Drejtuesit e klubit kërkojnë nga tifozët të marrin shalle, flamuj, zbukurime tjera dhe ta bëjnë stadiumin ‘City of Manchester’ një det me ngjyrë blu.

“Ne kemi nevojë për fansat tanë. Tifozët e klubit kanë qenë fantastik dhe ne kemi nevojë që ata të dalin në përkrahje të ekipin që nga minuta e parë deri në të fundit”, ka thënë Mancini. /Telegrafi/