LAJMI I FUNDIT:

Man United me aksionar të ri, Jim Ratcliffe afër blerjes së 25% të aksioneve të klubit

Man United me aksionar të ri, Jim Ratcliffe afër blerjes së 25% të aksioneve të klubit

Miliarderi britanik Sir Jim Ratcliffe është afër blerjes së disa aksioneve të rëndësishme në Manchester United, që do ta bënte kompaninë e tij INEOS, një zë të fuqishëm në bordin e klubit anglez.

Media të shumta duke përfshirë Sky Sports pretendojnë se Ratcliffe tani do të paguajë 1.3 miliardë euro për n 25 përqind të aksioneve në “Old Trafford”, me Sheikh Jassim që shpresonte të blinte 100 përqind të klubit me një ofertë me vlerë rreth 5 miliardë euro përpara se t’i jepte fund përfundimisht interesimit të tij në ditët e fundit.

Një mbledhje e bordit me sa duket do të mbahet këtë javë për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Ratcliffe, një tifoz i madh i United, i cili bëri një ofertë për të blerë Chelsean vitin e kaluar, para se këtë garë ta fitojë amerikani Todd Boehly i cili më pas mori pronësinë e klubit londinez.


Zilliacus i lumtur që Sheikh Jassim u tërhoq nga Man Utd, i kërkon t’i bashkojnë forcat për blerjen e Interit
Lexo po ashtu Zilliacus i lumtur që Sheikh Jassim u tërhoq nga Man Utd, i kërkon t’i bashkojnë forcat për blerjen e Interit

Ka kaluar pothuajse një vit i plotë tani që kur Glazers  të cilët morën kontrollin e plotë në United në vitin 2005, njoftuan për herë të parë se po fillonin procesin e eksplorimit të “alternativave strategjike” për klubin nëntorin e kaluar, që përfshinin investimet nga jashtë ose shitjen e plotë të tij.

Shpejt u bë një ‘garë mes dy kuajve’ midis Ratcliffe dhe Sheikh Jassim, me të dy palët që paraqitën oferta të shumta për të blerë aksionet e United.

Sheikh Jassim u zotua të fshinte të gjitha borxhet e vjetra të United dhe të investonte rreth 1.4 miliardë dollarë për të përmirësuar infrastrukturën e klubit.

Ratcliffe fillimisht dukej se synonte 69 përqind të aksioneve të Glazers në United, por kohët e fundit ishte raportuar se ai ishte i gatshëm të ndryshonte ofertën e tij për të marrë vetëm një pjesë të tyre në vend të kësaj.

Duket se ka një fitues të qartë: Procesit të stërzgjatur të shitjes së Man United po i vije fundi
Lexo po ashtu Duket se ka një fitues të qartë: Procesit të stërzgjatur të shitjes së Man United po i vije fundi

United i dha fund serisë prej gjashtë vjetëve pa fituar trofe, teksa fituan “Carabao Cup” në “Wembley” në muajin shkurt dhe përfunduan gjithashtu në vendin e tretë në Ligën Premier gjatë sezonit të parë të Erik ten Hag në krye të klubit, për të siguruar një rikthim në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Serie A
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera

"U përballëm me një skuadër që shfrytëzoi gabimet tona" - Motta analizon humbjen ndaj Atalantas

Serie A
Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Premier League
Kalo në kategori