Man City prezanton një revolucion në futboll: Prodhon një shall me çip që përcjell ndryshimin e emocioneve dhe rrahjeve të zemrës së tifozëve
Për sezonin e ardhshëm, Manchester City ka prezantuar një revolucion për tifozët e tyre pasi ka përgatitur një shall që do të ketë një çip të integruar dhe që do të masë rrahjet e zemrës dhe do të tregojë se si ndryshojnë emocionet e tifozëve gjatë ndeshjes.
Man City do të ketë mundësinë të zbulojë se si ndryshojnë emocionet e tifozëve gjatë një ndeshje. Këtë e ofron teknologjia moderne që do ta shohim për herë të parë në botën e futbollit dhe ajo do të jetë e integruar në një shall që do të ketë të integruar një sensor biometrik.
Në bashkëpunim me kompaninë Cisco, klubi nga Etihad do t’u dhurojë tifozëve që e dëshirojnë një shall me një çip të ngulitur në të. Ky sensor duhet të vendoset në pjesën e pasme të qafës në mënyrë që të funksionojë.
Manchester City is making a smart scarf https://t.co/mmC33IFlR8 pic.twitter.com/zZDTCkObhp
— The Verge (@verge) July 27, 2022
Çipi do të mbledhë sinjale gjatë gjithë ndeshjes dhe në bazë të këtyre të dhënave do të shihet se si reagon tifozi ndaj golave të shënuar dhe të pësuar, rasteve të humbura dhe momenteve të papritura gjatë ndeshjes.
Përveç kësaj, shalli do të masë rrahjet e zemrës dhe temperaturën e trupit. Shalli do të ofrojë gjithashtu të dhëna se si ndihen fansat në situata të ndryshme.
“Në punën tonë me Man Cityn gjatë viteve të fundit, ne kemi kërkuar vazhdimisht mënyra për të lidhur tifozët me sportin që ata duan, në një nivel tjetër. Shalli inteligjent është një projekt që do ta pilotojmë së bashku ndërsa kërkojmë të kuptojmë më mirë ngritjet dhe rëniet e tifozëve dhe se si loja ndikon tek ata, emocionalisht dhe fizikisht”, ka thënë Ashley Marusak, menaxherja globale e marketingut sportiv të Cisco-s.
Matchday can be a 🎢 of emotions for #ManCity fans!
The @Cisco Connected Scarf plans on capturing them all to bring fans closer to the game than ever before 🙌
Find out more 👇
— Manchester City (@ManCity) July 27, 2022
Shalli nuk do të jetë ende i disponueshme për të gjithë fansat dhe do të shpërndahet për një numër të kufizuar fansash.
Kaq enë futbollisti i Man Cityt, Aymeric Laporte e mbështeti idenë dhe provoi një shall të tillë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Pasoja për Viniciusin pas deklaratës së fundit, paralajmërohet largim nga Spanja
San Marino nuk është më kombëtarja më e dobët në botë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë