Telegrafi

“Man City dhe PSG më dhanë më shumë para, por në mes u fut Perez” – kolumbiani James zbulon se u bind të kalojë të Real Madridi

Ish-futbollisti kolumbian James Rodriguez tregoi pse nënshkroi për Real Madridin në vitin 2014, pavarësisht se kishte shumë oferta më fitimprurëse.

Në verën e vitit 2014, pak më shumë se nëntë vjet më parë, pas një Kampionati Botëror fantastik në Brazil, James nënshkroi me klubin më të madh në botë për 75 milionë euro.

Kolumbiani u largua nga Monaco dhe kaloi në Santiago Bernabeu si një nga përforcimet më të mëdha për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, Real Madridi nuk ishte i vetmi klub i interesuar për mesfushorin, pasi në adresën e tij oferta i dërguan edhe Manchester City dhe Paris Saint Germain.

Futbollisti theksoi se ofertat financiare të dy klubeve të sipërpërmendura ishin më fitimprurëse se ajo e Real Madridit, por në fund vendimin e mori Florentino Perez, i cili luajti një rol kyç në ardhjen e tij në kryeqytetin e Spanjës.

Lexo po ashtu Nga parajsa në ferr: Gjenerata që ishte e destinuar të dominonte futbollin

“PSG dhe City donin të më sillnin dhe ofertat e tyre ishin më fitimprurëse se ajo e Real Madridit, por unë doja famën, doja Real Madridin sepse nuk ka klub si Real Madridi”.

“Më telefonoi Florentino Perez dhe më pyeti: “Çfarë do? Para apo famë?”, tregon James.

Më 22 korrik 2014, James u prezantua zyrtarisht si një lojtar i ri i Real Madridit dhe 40,000 tifozë ishin të pranishëm në prezantimin zyrtar.

Në sezonin e parë, ai shënoi 17 gola dhe shtoi 18 asistime për Realin dhe u vendos si një nga futbollistët më të mirë të skuadrës mbretërore, por me largimin e Carlo Ancelottit dhe ardhjen, fillimisht të Rafa Benitez, e më pas të Zinedine Zidane, ai humbi vendin e tij në ekip.

Më pas, në vitin 2017, ai shkoi në huazim te Bayern Munich, dhe pas dy vitesh në Gjermani, u rikthye sërish në Real Madrid, por nuk e bindi Zidanen se ishte lojtar për klubin më të madh në botë, kështu që në vitin 2020 u transferua te klubi anglez Everton.

Lexo po ashtu Lojtarët më të shtrenjtë në historinë e Real Madridit – ku futet në këtë mes Jude Bellingham

Ai luajti 125 ndeshje për Real Madridin dhe shënoi 37 gola dhe fitoi nëntë tituj me Los Blancos. Pas episodeve në Katar dhe Greqi, James tani luan për Sao Paulo në Brazil. /Telegrafi/