E nisi me bujë të madhe sezonin, e në fund doli të jetë vetëm dëshirë e parealizuar. Trepça’89 e ka llogaritur veten si ekip që do të ndjekë titullin këtë sezon, por në pranverë e pret luftë për të mbijetuar. Besa i ka dhënë goditjen e fundit vjeshtore Trepçës’89 në ndeshjen e zhvilluar në Pejë, në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Kosovës. Besa nga ky ballafaqim i ka ndalur pikët e plota, falë një goli të shënuar nga ana e Endrit Malokut.
“E kemi ditur që do ta kemi një ndeshje të vështirë dhe për këtë arsye edhe jemi përgatitur mirë që të fitojmë. Mendoj se e kemi merituar fitoren, madje edhe më bindshëm, pas të gjitha ato rastet e humbura”, tha trajneri i Besës, Miftar Rama. Pejanët që nga fillimi kanë mbizotëruar dhe rrezikuar portierin mysafir Manxholli, por sulmuesit sado që patën paraqitje të mirë nuk u treguan efikas në momentet vendimtare.
Ndërsa Trepça’89 të vetmin rast e pati në minutën 14’ kur Driton Musaj qëllon pingulen e Bytyqit. Në pjesën tjetër të lojës pejanët provuan të shpartallonin mesfushën e ngjeshur të xehetarëve por kjo nuk u realizua deri në fund të pjesës së dytë. Kështu në 45 minutat e dytë futbollistët e Besës krijuan disa raste të qindpërqindta nëpërmjet Egzon Gashit por rrjetat mbetën të paprekura. Fat për pejanët solli angazhimi i Endrit Malokut, i cili në minutën 76’ me një veprim të bukur pas një kundërsulmi të shpejtë ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores për Besën.
“Na mungoi përqendrimi në një pjesë të madhe të lojës. Kjo u vërejt edhe kur pësuam golin. Nuk ishim në nivelin e detyrës dhe Besa na dënoi”, tha trajneri i Trepçës’89, Fahredin Duraku. Me këtë trepikësh Peja u ngjit kah mesi i tabelës, ndërkohë që Trepça’89 vazhdoi rënien e saj. /Zëri/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi
Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit
Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga "Santiago Bernabeu" - do të ishte diçka historike
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi