LAJMI I FUNDIT:

Malishevë – intervenohet në të gjitha rrugët e dëmtuara gjatë vërshimeve

Malishevë – intervenohet në të gjitha rrugët e dëmtuara gjatë vërshimeve

Komuna e Malishevës, ka njoftuar se ka intervenuar në të gjitha rrugët e dëmtuara gjatë vërshimeve.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “Ekipet e angazhuara për intervenim në rrugët e Komunës së Malishevës, ku ka pasur rrëshqitje të dheut dhe rërës, i kanë pastruar të gjitha rrugët dhe më nuk ka problem në qarkullim”.

Po ashtu, në njoftim thuhet se pas kësaj do të intervenohet në ura, ku ka pasur gërryerje të tokës, si pasojë e vërshimeve, transmeton Telegrafi.


“Është intervenuar në mbylljen e gropave në qytet, që janë hapur gjatë vërshimeve, pastaj në Turjakë, në Lubizhdë, në 3 lagje të fshatit Vërmicë, në dy rrugë në Pagarushë, në Marali dhe në Carrallukë”, vijon njoftimi.

Drejtoria ka bërë të ditur se tani do të merren me sanimin e urave, aty ku ka pasur gërryerje afër urave, me qëllim të sigurimit të urave dhe eliminimin e rrezikut të mundshëm.

Po ashtu, është duke vazhduar puna e komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori