LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi i përgjigjet Trumpit: Jemi krenarë për historinë tonë

Mali i Zi i përgjigjet Trumpit: Jemi krenarë për historinë tonë

Qeveria e Malit të Zi e mbrojti kontributin e saj në paqe teksa iu përgjigj një sulmi verbal të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili tha se malazezët janë “agresivë” dhe se mund të nxisin Luftën e Tretë Botërore.

Në deklaratën e publikuar të enjten, Qeveria malazeze tha se është krenare për historinë e vendit të saj dhe se aleanca e saj me SHBA-në është e fuqishme dhe e përhershme.

“Mali i Zi ka qenë vendi i parë në Evropë që i ka rezistuar fashizmit dhe sot, si anëtar i ri i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ai i kontribuon paqes dhe stabilitetit jo vetëm në kontinentin evropian, por në gjithë botën”, thuhet në deklaratë.


“Mali i Zi është i gatshëm që me guxim të mbrojë interesat kombëtarë. Në botën e sotme, nuk ka rëndësi se sa i vogël apo i madh je, por në çfarë mase i respekton vlerat e lirisë, solidaritetit dhe demokracisë”, thekson deklarata, përcjell REL.

Në intervistën dhënë Televizionit Fox News, më 17 korrik, Trump tha se malazezët janë të fuqishëm dhe “shumë agresivë” dhe se ai druan se ata mund ta tërheqin aleancën e NATO-s në Luftë të Tretë Botërore.

Mali i Zi është anëtarësuar në NATO në qershor të vitit 2017, duke shënuar një kthesë historike gjeopolitike drejt aleancës transatlantike, me gjithë kundërshtimet e fuqishme të Rusisë.

Në trend Botë

Më shumë
Trump, bisedë telefonike me Putinin - i bëri një paralajmërim për luftën në Ukrainë

Trump, bisedë telefonike me Putinin - i bëri një paralajmërim për luftën në Ukrainë

Botë
Nga humori deri në përulësi - letrat që presidentët kanë lënë pasi janë larguar nga Zyra Ovale

Nga humori deri në përulësi - letrat që presidentët kanë lënë pasi janë larguar nga Zyra Ovale

Amerika
Një “goditje zogu” shkaktoi zjarr në motor, aeroplani u detyrua të kthehej në aeroportin e Romës

Një “goditje zogu” shkaktoi zjarr në motor, aeroplani u detyrua të kthehej në aeroportin e Romës

Botë
Fituesit dhe humbësit ekonomik pas triumfit historik të Donald Trump

Fituesit dhe humbësit ekonomik pas triumfit historik të Donald Trump

Amerika
Vuçiq thotë se ka biseduar në telefon me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump

Vuçiq thotë se ka biseduar në telefon me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump

Serbia
Biden planifikon të përdorë 6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën përpara inaugurimit të Trump

Biden planifikon të përdorë 6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën përpara inaugurimit të Trump

Botë
Kalo në kategori