Ish-boksieri i njohur, Fatmir Makolli, po kërkon pension nga shteti, për të cilin thotë se ka kontribuar shumë. Ai ka thënë se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sport (MKRS) duhet ta ndryshojë rregulloren për shpërblimet ndaj sportistëve.
“Deri tash kam heshtur, por mendoj se është koha të flas dhe t’i kërkoj të drejtat e mia. E meritoj një pension nga shteti im, për të cilin kam kontribuar shumë si para luftës, gjatë dhe pas saj. Kam shumë respekt për shtetin tim, por po kërkoj ndryshimin e rregullores për shpërblimin e sportistëve. Asnjëherë nuk do ta merrja atë që nuk më takon, mirëpo i kam pasur do rezultate të mëdha në karrierën time si fitues i medaljes së bronztë në Kupën e Botës dhe kam qenë për tetë vjet reprezentues standard. Kam qenë boksier në ranglistën botore për t’u shpallur më i miri në kategorinë time si tash në futboll Ronaldo e Messi”, ka thënë Fatmir Makolli, i cili është edhe boksieri më i suksesshëm i kryeqytetit.
Ai thotë se nuk është i vetmi boksier që meriton pension, por ka edhe shumë të tjerë. “Nuk jam i vetmi nga ata që e meritoj pensionin, ka edhe shumë të boksierë të tjerë. Nuk duhet të harrojmë se Kosovën shumëkush e ka njohur nëpërmjet boksit. Rezultatet e klubit Prishtina janë të njohura për të gjithë. Edhe boksierët nuk është zor t’i gjesh”, ka shtuar ai. Më pas Makolli ka përmendur edhe legjendën tjetër, Aziz Salihun, për të cilin thotë se ka respekt të madh. Mirëpo ai nuk pajtohet me disa nga veprimet e fundit të “Zizit”. “Edhe Aziz Salihi ka kontribuar shumë dhe është një sportist kulmor. Ai ka qenë kapiten i reprezentacionit, mirëpo Azizit po ia bën goja. Nuk është dashur ta shqyejë medaljen e Presidentes. Ajo është e shtetit dhe duhet të respektohet”, ka treguar Makolli.
I pyetur se a ka kërkuar nga institucionet përkatëse të ndërhyhet në rregullore, Makolli ka thënë: “Nuk kam mundur ta takoj ministrin dhe kam biseduar vetëm me këshilltarin e tij. Por, kam qenë në Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), ku kryetari Besim Hasani dhe Mehmet Bugujevci më kanë dhënë të drejtë. Do të ishte mirë që njerëzit që e njohin sportin të mblidhen dhe t’i shikojnë rezultatet e arritura dhe ta ndryshojnë rregulloren”.
Pavarësisht se a do të mblidhen apo jo drejtuesit e sportit për të ndryshuar këtë rregullore, Fatmir Makolli nuk e ka ndërmend të hidhërohet me ta, do ta respektojë shtetin ashtu siç ka bërë gjithmonë. “Me u hidhëru jo, por me u anku po. Jam i bindur se kam të drejtë dhe do të ankohem edhe në institucionet më të larta. E shtetin do të respektoj siç e kam respektuar gjithmonë”, ka thënë Makolli.
E mban familja
Fatmir Makolli aktualisht jeton në Prishtinë. Ai të ardhurat e vetme i ka nga familjaret që i ka jashtë Kosovës, përndryshe në Kosovë nuk e fiton asnjë cent. “Kam kontribuar tamam siç duhet të kontribuojë një njeri për shtetin e vetë. Jetoj në Prishtinë me nënën plakë. Me herët kam punuar si trajner në Klubin e Boksit Prishtina, ku kam marr deri 300 euro në muaj. Tash ky klub është drejt shkatërrimit dhe të ardhurat e vetme i kam nga familjaret e mi. Më ndihmon vëllai, por edhe djali i cili është rritur dhe ka përfunduar Fakultetin Ekonomik e punon në Gjermani”, ka treguar Makolli, i cili ka dhënë një vlerësim edhe për sportin e Kosovës. “Kemi shumë talentë, por kemi edhe dallavere në shumë sporte. Duhet ta marrim një shembull për të mirë, Majlinda Kelmendin, e cila ka punuar 14 vjet për të arritur deri te ky sukses. Duhet të punojmë shumë për të pasur suksese, e jo të mendojmë të arrijmë suksese me anë të rrugëve të tjera”, ka deklaruar Makolli. /Epokaere/Telegrafi/
Rekordet e Fatmir Makollit
1985 – Një herë kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën ekipore
1986 – Kampion ballkanik në Prishtinë, Kosovë (Medalja e Artë)
1987 – Vendi i dytë në Lojërat Mediterane në Lataki, Siri (Medalja e Argjendtë) & Sportisti i Vitit
1987 – Vendi i tretë në Kupën Botërore në Beograd
1987 – Sportist i Vitit në Kosovë
1988 – Vendi i tretë në Kampionatin e Kontinenteve në Las Vegas, SHBA (Medalja e Bronztë dhe nderohet me Medalje Nderi dhe me Mirënjohje)
1989 – I pesti në Kampionatin Evropian në Athinë
1989 – Në Ranglistën Botërore zuri vendin e tretë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vinicius-perez-780x439.png)
Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-221655-780x439.jpg)
Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos
![Futbollisti i cili ishte pjesë e](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/guo-jiaxuan-780x439.png)
Futbollisti i cili ishte pjesë e "skuadrës speciale" të Bayern Munichut pëson vdekje cerebrale nga lëndimi në kokë
![Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/s-780x439.png)
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre
![Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-211553-780x439.jpg)
Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara