LAJMI I FUNDIT:

Majlinda e artë, edhe në Budapest

Majlinda e artë, edhe në Budapest

Kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi, ka arritur që të vazhdojë sukseset e mëdha dhe të fitojë medaljen e artë edhe në Grand Prix të zhvilluar në Budapest të Hungarisë.

Sportistja më e suksesshme kosovare, Majlinda Kelmendi ka arritur ta fitjoë një tjetër medalje të artë në garat ndërkombëtare.

Xhudistja pejane arriti të triumfojë në kuadër të Grand Prix të zhvilluar në Budapest të Hungarisë.

Majlinda me lehtësoi u kualifikua deri në finale duke mposhtur xhudistet si Laura Gomez, Priscilla Gneto dhe Annabelle Euranie.


Në duelin final, Majlinda triumfoi me Ippon ndaj italianes, Odete Giuffrida, duke u rikonfirmuar si fuqi botërore e sportit të xhudos.

Majlinda Kelmendi është kampione në fuqi botërore dhe evropiane në kategorinë e saj 52 kg. /Telegrafi/