LAJMI I FUNDIT:

Majlinda e argjendtë, në top pesëshen olimpike

Majlinda e argjendtë, në top pesëshen olimpike

Majlinda edhe zyrtarisht pritet që të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Londra 2012, por se nën cilin flamur kjo ende nuk dihet, pasi që sportisja më e mirë kosovare ka arritur që me medaljen e argjendtë të fituar në Grand Prix të Gjermanisë të mbajtur në Dusseldorf, të futet në top pesëshen e ranglistës olimpike.

Majlinda në këtë turne befasoi mbarë opinionin e xhudos në Gjermani, pasi pos që eliminoi vendasen Lisson në rrethin e parë, në çerekfinale ajo ia bëri bajat xhudon mongolezes Budmaa Munkhbaatar e cila ishte tepër e favorizuar.

Majlinda me lehtësi mposhti kinezen Hongme He në gjysmëfinale për t’u mposhtur më pas në finale nga japonezja Yuka Nishida, në një luftë të pa kompromistë e cila përfundoi fatkeqësisht jo në të mirë të xhudistes tonë. Sidoqoftë, medalja e argjendtë në Gjermani për Majlindën përbën sukses të jashtëzakonshëm.

Majlinda Kelmendi me këtë medalje ka arritur që të futet në top pesëshen e ranglistës olimpike, që ia garanton asaj përfundimisht një vend në Lojërat Olimpike, Londra 2012. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori