Ministri shqiptar i Diasporës Pandeli Majko, thotë se korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është një dëshirë e Beogradit për të ngritur tension në rajon si një diplomaci verifikuese, falë edhe mbështetjes ruse.
Majko, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar që është ‘profesioni’ i Serbisë për të krijuar destabilitet, duke iu referuar historisë.
Majko, shprehet se asnjë ushtarak nuk do ta këshillonte ndërhyrjen e Beogradit në Kosovë.
“Serbët po shfaqin diplomacinë e ‘forcës’ për shkak të përkrahjes së Moskës. Në vitin 1999 një grup ndërhyrjeje parashutistësh rus mori aeroportin e Prishtinës. Nëse uniformat ruse do të vinin nga baza e Nishit dhe do vendosen në urën e Mitrovicës ‘në mbrojtje të paqes’… kjo po… që do të ishte një krizë e vërtetë. Por, askush mos kërkojë protagonizëm pas kësaj. Politika ruse nuk bën biznes. Ajo parapëlqen ‘shahun'”, ka shkruar Majko.
Postimi i plotë i Majkos:
“KORIGJIMI I STATUSIT TË SERBISË…
Kujtesa është një funksion i pasigurt në marrëdhënien me historinë. Ajo nuk vlerëson përsëritjen.
Serbët janë të kuptueshëm kur duan destabilitet. Ky është një “profesion” që historia jua ka njohur. Por, aktualisht ekziston veç një dëshirë e Beogradit zyrtar për të ngritur tensionin në rajon si një diplomaci verifikuese.
Presidenti Vuçiq dje në konferencë shtypi bënte pyetje në distancë. “Pse duhet të përmbahemi? Kjo është pyetja ime për BE. Ju lutem, Mogerini, Kocijanqiq të më shpjegoni çfarë të përmbahemi?”…
Po i njëjti Vuçiq në fundin e gushtit në Vjenë deklaroi se “… Ne e konsiderojmë Kosovën një vend të lirë…Ne duam të bëjmë diçka për njerëzit tanë. Ne duam të sjellim diçka të mirë për serbët dhe për shqiptarët”.
Shefi i të vetëquajturës “zyra për Kosovën” në qeverinë serbe zhvilloi dje leksione publike për historinë duke kujtuar situatën para konfliktit izraelito-egjiptian.
Politika e Beogradit ka marrë pamjen e kryeministres së saj ku paraqitja dhe përmbajtja janë dy gjëra të ndryshme. Serbia ka një administratë profesionale për t’i shpjeguar drejtuesve të shtetit se çfarë ndodh nëse ushtria serbe ndërhyn në territorin e shtetit të Kosovës. Ky shtet është nën mbrojtjen e NATO-s. Kjo ndërhyrje nuk do të ishte “korrigjim”. Ajo do të jetë një konflikt që një planifikues ushtarak nuk do ta këshillonte.
Evropa njihet për mungesën e aksionit por jo të reagimit. Ndërhyrja e Serbisë në Kosovë do të prodhonte një efekt domino i cili do të sillte ndërhyrjen e fuqive të mëdha. Kjo ndërhyrje nuk gjen shpjegim me historinë e konfliktit të Egjiptit me Izraelin.
Problemi kryesor i politikës amerikane dhe Perëndimin po shfaqet me “Koalicionin e Sirisë” i cili po prish balancat në Lindjen e Mesme. Koalicioni i Sirisë dhe Serbia kanë një marrëdhënie të ngushtë.
Serbët po shfaqin diplomacinë e “forcës” për shkak të përkrahjes së Moskës. Në vitin 1999 një grup ndërhyrjeje parashutistësh rus mori aeroportin e Prishtinës. Nëse uniformat ruse do të vinin nga baza e Nishit dhe do vendosen në urën e Mitrovicës “në mbrojtje të paqes”… kjo po… që do të ishte një krizë e vërtetë. Por, askush mos kërkojë protagonizëm pas kësaj.
Politika ruse nuk bën biznes. Ajo parapëlqen “shahun”.
Pyetja që duhet t’i bëjnë vetes pas kësaj politikanët e Beogradit është e vështirë. Do t’ju duhet të vlerësojnë nëse në një konflikt rajonal do t’ju mjaftojë “statusi i Asadit”. Dhe bëhet fjalë për një rajon thuajse të integruar në NATO dhe Bashkimin Evropian ku nuk duhet t’u gënjejë mendja se do jenë “Izraeli” i Lindjes në Perëndim…
Kujtesa është funksioni më i pasigurt në marrëdhënie me politikën. Ajo nuk të jep pasqyrim të plotë të ngjarjeve veç të ndihmon të krijosh pasqyrimin e vetvetes.
Politika serbe është në një ditë të vështirë. Arsyeja është tek thjeshtësia e asaj që po vjen. Kjo është një kërkesë e papëlqyer në ish Beogradin e Titos. Të qenit një tokë e përbashkët e Lindjes dhe Perëndimit nuk funksionon më. Drama e vërtetë e Beogradit zyrtar është pamundësia për të qenë Jugosllavia e dikurshme. Kjo situatë nuk kalon me skërmitje. Nuk është hera e parë që politikanët serbë dobësinë e fshehin me shfaqje force.
Nëse Beogradi dëshiron të korrigjojë statusin e vet rajonal, ka një rrugë tjetër. Ai nuk kalon nga armiqësia me shqiptarët apo ndarjet etnike. Një shekull histori janë të mjaftueshëm për të vërtetuar këtë. Në fund, ky është një vendim serb. Privilegji i fundit për dikë në udhëkryqin midis paqes dhe konfliktit. Sigurisht”, ka shkruar Majko. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vaktia e Ramazanit 2025

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës