LAJMI I FUNDIT:

Magazina e lodrave në flakë në Napoli, evakuohen qindra banorë

Magazina e lodrave në flakë në Napoli, evakuohen qindra banorë

Një person i intoksikuar dhe qindra të evakuuar, është ky bilanci i prejardhur nga një zjarr që përfshiu një magazinë lodrash, në qytetin e Napolit, në rrugën “Caduti di Nassiriya”, fare pranë një kazerme karabinierie.

Për momentin shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta, përcjell Shqiptarja.

Në zonën ku po operojnë qindra zjarrfikës, mungon prej disa orësh energjia eklektike kurse karabinieret po evakuojnë banorët e pallateve afër magazinës në flakë.


Tymi i shkaktuar nga flakët është i dukshëm nga të gjitha anët e qytetit dhe era e rëndë, e shkaktuar nga djegia e plastikës, ndihet ngado.