Mund të duket si diçka nga filmi i ri i James Bond, por “Earth 300” është një super-jaht me ‘energji nukleare’ me ambicie të guximshme.
Sipas EuroNews, përcjell Telegrafi, edhe pse nuk është ndërtuar ende, ky jaht pa karbon është projektuar si një laborator udhëtues për shkencëtarët për të eksploruar oqeanet dhe për të trajtuar problemet më të mëdha mjedisore të sotme. Me hapësirë për 22 laboratorë, 160 shkencëtarë dhe 22 studentë, jahti do të furnizohet nga një “Reaktor i Kripës së Shkrirë”– një lloj i ri i ‘energjisë nukleare’ që është 100 për qind pa emetime.
Ka edhe vend për turistë, por me një çmim.
Projektuar nga eksperti i super-jahteve, Ivan Salas Jefferson, “Earth 300” do të ketë gjithashtu vend për 40 mysafirë VIP të cilët do të paguajnë 3 milionë dollarë për kënaqësinë e qëndrimit në anije. Shkencëtarët dhe studentët ose do të udhëtojnë falas ose me një tarifë të reduktuar.
“Ne duam të ndërtojmë një ikonë globale për shkencën, e krijuar si një skulpturë shkencore në dete, për të tërhequr vëmendjen e njerëzve dhe për të frymëzuar imagjinatën e tyre”, thotë Aaron Olivera, shefi i “Earth 300”. Kompania shpreson që super jahti të jetë gati për lundrim në vitin 2025, shkruan EuroNews, transmeton Telegrafi.
‘Lindja’ e super jahtit
Kërkesa për super-jahte është rritur në 10 vjetët e fundit, e nxitur nga pandemia e COVID-19 dhe rritja e ‘super të pasurve’ globalë. “Earth 300” do të jetë 300 metra në gjatësi dhe 60 metra në lartësi. Ky është 31 metra më i gjatë se Titaniku.
Me një dizajn arkitektonik futuristik, jahti do të përfshijë laboratorë të teknologjisë më të fundit të vizualizimit të motit, laboratorë të printimit 3D dhe laboratorë të biosigurisë të krijuar për të trajtuar viruse si COVID-19, sipas Oliveria, raporton EuroNews, përcjell Telegrafi.
“Do të bartë 4 komunitete të ndryshme – shkencëtarë, ekspertë, studentë dhe qytetarë privatë”. “Është kjo përzierje e qytetarëve dhe shkencëtarëve që ekipi shpreson të prodhojë një mendim të ri radikal në luftën kundër ndryshimeve klimatike.
A është teknologjia gati?
Derisa dizajni i “Earth 300” është një model futuristik, shumica e teknologjisë së kërkuar nuk ka dalë ende në treg. Fillimisht, jahti do të mundësohet nga lëndë djegëse jeshile, pasi “Reaktori i Kripës së Shkrirë” është ende në zhvillim. Reaktori është duke u zhvilluar nga Terrapower, një kompani e mbështetur nga miliarderi i Microsoft, Bill Gates.
Pasi të jetë gati, reaktori do të vendoset, duke lejuar që super-jahti të jetë 100 për qind pa emetime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës