LAJMI I FUNDIT:

Macron thotë se telefonatat me Trump janë si salsiçet: Më mirë të mos dini se çfarë kanë brenda

Macron thotë se telefonatat me Trump janë si salsiçet: Më mirë të mos dini se çfarë kanë brenda

Presidenti francez i lidh bisedat me udhëheqësit botërorë me ushqimin pas raportimeve se një telefonatë e tij me presidenti amerikan ishte “e tmerrshme”.

Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Emmanuel Macron ka thënë se telefonatat e tij me Donald Trump dhe udhëheqësit e tjerë të botës janë tamam si salsiçe: “më mirë të mos shpjegoni se çfarë ka brenda”.

Gjatë një konference me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, Macron u pyet për një raport të CNN të hënën duke thënë se një telefonatë midis kreut francez dhe Trump javën e kaluar kishte qenë “e tmerrshme”.


Duke huazuar një thënie të famshme nga Otto von Bismarck, Macron përmblodhi politikën e tij të refuzimit të dhënies së komenteve rreth bisedave të tij me udhëheqësit e tjerë botërorë.

“Siç thoshte Bismarck, nëse u shpjegojmë njerëzve se si bëhen salçiçet, nuk ka gjasa që ata do të vazhdojnë t’i hanë ato”, u tha Macron gazetarëve.

Një deklaratë nga presidenca franceze në lidhje me telefonatën e Macron me Trump javën e kaluar tha se presidenti 40-vjeçar i kishte thënë Trump se vendimi i tij për të goditur tarifat mbi eksportet e aleatëve amerikanë ishin si “të paligjshëm” dhe si “gabim”.

Ndërsa një deklaratë e shkurtër e Shtëpisë së Bardhë për të njëjtën telefonatë thuhet se biseda ishte fokusuar në tregtinë dhe emigracionin, pa elaboruar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake

Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake

Evropa
Ç'është fentanili që u bë shkas për tarifat e Trumpit dhe a përdoret në Kosovë?

Ç'është fentanili që u bë shkas për tarifat e Trumpit dhe a përdoret në Kosovë?

Amerika
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri

Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri

Amerika
SHBA-ja tërhiqet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së dhe UNRWA

SHBA-ja tërhiqet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së dhe UNRWA

Amerika
Qortohet se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë - 10-vjeçari kinez i hakmerret babait duke e raportuar në polici për përdorim droge

Qortohet se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë - 10-vjeçari kinez i hakmerret babait duke e raportuar në polici për përdorim droge

Azia
Për herë të parë, SHBA me aeroplanë i dërgon migrantët në burgun e Guantanamos

Për herë të parë, SHBA me aeroplanë i dërgon migrantët në burgun e Guantanamos

Amerika
Kalo në kategori