Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do ta përshkruajë Brexitin si një “thirrje për zgjim” gjatë një fjalimi të cilin pritet ta mbajë në fund të këtij muaji.
Ai do të nënvizojë faktin se Evropa duhet të jetë më bindëse në përballje me fuqitë tjera rivale botërore, thanë burime në kabinetin e presidentit francez, shkruan agjencia Reuters.
Fjalët e tij do të jenë një paralajmërim për kontinentin që nuk po mundet ta projektojë fuqinë e tij dhe të mbrojë veten, thanë ndihmësit e presidentit francez, duke e vlerësuar fjalimin si më të rëndësishmin që nga paraqitja e tij në shtator të vitit 2017, ku Macron foli për reformimin e Bashkimit Evropian.
“Kjo është një kohë kritike. Nëse ne evropianët nuk duam që të ketë edhe dalje të shteteve tjera nga blloku, dhe të bllokohemi në një status quo, ne duhet të zgjohemi” i tha ky burim agjencisë Reuters.
Fjalimi i Macron përkon me tensionet në rritje në Perëndim.
Vendet perëndimore janë të tronditura nga politikat e “Amerika e para” e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe largimi i Britanisë nga BE-ja. Një Kinë me më shumë vetëbesim dhe Rusia paraqesin sfida të mëdha.
Megjithëse Macron do të përdorë largimin e planifikuar të Britanisë nga BE-ja, më 29 mars, si shtysë kryesore për fjalimin e tij, qëllimi nuk është të ofrojë një nismë për të zhbllokuar pengesën në negociatat midis Londrës dhe Brukselit. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-pjesëtari i "Beretave të Kuqe" godet me shkop protestuesit anti-Vuçiq

Çka u diskutua në raundin e parë mes amerikanëve dhe ukrainasve?

Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar "situata të rrezikshme"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare