LAJMI I FUNDIT:

Lutfi Haziri suspendon zyrtarin që u arrestua nën dyshim për falsifikim dokumentesh

Lutfi Haziri suspendon zyrtarin që u arrestua nën dyshim për falsifikim dokumentesh

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka suspenduar nga puna zyrtarin e tatimit në pronë (B.K.), i cili është arrestuar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve/vërtetimeve të tatimit në pronë.

Vendimin për suspendim Haziri e ka marrë në përputhje me kompetencat që burojnë nga Ligji për Vetëqeverisje Lokale, ndërkaq ka shprehur qëndrimin për zero tolerancë ndaj korrupsionit.

“Komuna e Gjilanit nuk e paragjykon rastin dhe deri në shpalljen e verdiktit përfundimtar nga Gjykata kompetente, zyrtari në fjalë konsiderohet i pafajshëm”, thuhet në njoftimin e bërë për media, transmeton Telegrafi.


Policia arreston një person të dyshuar për falsifikim të dokumentit zyrtar
Lexo po ashtu Policia arreston një person të dyshuar për falsifikim të dokumentit zyrtar

Ndërkohë, Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, ka njoftuar se pas hetimeve disa mujore, me autorizim të prokurorisë kompetente ka siguruar dëshmi në lidhje me dyshimin e arsyeshëm se i dyshuari me iniciale (B.K.) zyrtar në Gjilan, dyshohet se ka falsifikuar dokumente/vërtetime që ndërlidhen me tatimin në pronë. /Telegrafi/