LAJMI I FUNDIT:

Lumezi i ofron bashkëpunim të plotë prokurorit të Speciales

Lumezi i ofron bashkëpunim të plotë prokurorit të Speciales

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, priti sot në takim pune kryeprokurorin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, David Schwendiman.

Në këtë takim dy kryeprokurorët diskutuan për organizimin, funksionet, kompetencat dhe juridiksionin e Dhomave të specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi u diskutua edhe për bashkëpunimin e  Zyrës së Prokurorit të Specializuar me Prokurorin e Shtetit, konkretisht me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.


“Kryeprokurori Lumezi, duke theksuar gatishmërinë e tij për të kontribuar në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit në vendin tonë, i ofroi kryeprokurorit  Schwendiman bashkëpunim të plotë nga ana e tij, duke shtuar se prokurorët nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me qëllim të përmbushjes së mandatit të kësaj prokurorie do t’i ofrojnë bashkëpunim Zyrës së Prokurorit të Specializuar, sa herë që do të jetë e nevojshme për zhvillimin e hetimeve dhe ndjekjen penale të personave që dyshohen për kryerjen e krimeve brenda juridiksionit lëndor të Dhomave të Specializuara, si dhe për përmbushjen e përgjegjësive të tjera, të dala nga Ligji nr. 05/L-053”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori