LAJMI I FUNDIT:

Lugina e Preshevës, 30 vjet që kur shqiptarët kërkuan bashkim me Kosovën

Lugina e Preshevës, 30 vjet që kur shqiptarët kërkuan bashkim me Kosovën

Më 1 dhe 2 mars shënohet 30-vjetori i Referendumit për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën, kur u bë deklarimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës për dy opsione: për autonomi (politike e territoriale) në Serbi, dhe për bashkim me Kosovën.

Para tri dekadash shqiptarët e Luginës së Preshevës në vigjilje të shkatërrimit të RSFJ –së me anë të Referendumit u deklaruan për autonomi politike e territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Organizimi i Referendumit të 1 dhe 2 marsit të 1992 ishte dhe mbetet rezultati më i rëndësishëm i dy partive të para politike, PVD dhe PDSH, që dy vite më parë kishin filluar me organizimin e pavarur politik të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.


Është me rëndësi të theksohet se në Kuvendin për organizimin e Referendumit, së bashku me përfaqësuesit PVD –së dhe PDSH –së, ishin ftuar dhe morën pjesë shumica e delegatëve shqiptarë të Kuvendeve Komunale të Preshevës dhe Bujanocit.

Karakterin gjithëpërfshirës Referendumit ia siguroi edhe organizimi i tij jo vetëm në të gjitha vendbanimet e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, por edhe në shumë qytete të Zvicrës, Gjermanisë dhe shtete tjera evropiane.

Nga distanca 30-vjeçare, sot mund të veçohet rëndësia e madhe e Referendumit jo vetëm se për herë të parë popullata shqiptare e deklaroi publikisht vullnetin e saj politik, por edhe më i rëndësishëm ishte fakti se ky vullnet politik i shprehur në rrethana të shkatërrimit të një sistemi shtetërorë, ofronte opsionet politike për zgjidhjen e statusit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Gjatë vitit 1991- 1992 në tri komunat e Luginës se Preshevës: Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë u ngrit kjo iniciativë për formimin e partive politike dhe shoqatave qytetare me motiv për të mbrojtur dhe ngritur zërin e shqiptareve të këtij rajoni.

Më 16 shkurt 1992 në Preshevë u mbajt Kuvendi i përbërë prej 96 delegateve të cilët ishin përfaqësues të partive politike dhe të shoqatave të dala nga shqiptarët e tri komunave: Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Me shumicë votash u propozua për autonomi territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Në këtë kuvend u propozuan tri opsione: Autonomi territoriale-politike, autonomi administrativo- kulturore dhe për autonomi territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Iniciativa ishte e popullit që shtypej përditë e më shumë dhe e vetmja mënyrë ishte zgjidhja e madhe e referendumit që pati jehonë i cili la gjurmë për të ardhmen si argument demokratik. Mos demokratizimi i Serbisë ishte pengesë e Referendumit. Pankartat për ftesë të popullatës u hoqën nga policia serbe, nuk lejoheshin reklamat dhe ftesa e qytetarëve ishte pengesë e madhe nga qeveria serbe. U hapën 75 vendvotime në shtëpia private dhe lokale po ashtu private, dhe për dy ditë dolën në votime qytetarët, pasi ditën e parë u penguan nga policia serbe. Radhët e qytetarëve ishin të mëdha për votime.

Dolën mbi 46.000 votues. 98 % e popullatës iu përgjigjen versionit pozitiv dhe Referendumi u vlerësua i suksesshëm.

Edhe pse më 12 mars 2001 u nënshkrua teksti i marrëveshjes për armëpushim, më 7 maj u mor vendimi për çmilitarizimin e UÇMBP-së dhe marrëveshja e paqes u nënshkrua më 21 maj 2001 ajo nuk u përmbush në praktikë, nuk u respektua nga ana serbe. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca edhe në këto zgjedhje mori mbi 200 mijë vota, ministri Peci e Murati ndër më të votuarit e 9 shkurtit

Konjufca edhe në këto zgjedhje mori mbi 200 mijë vota, ministri Peci e Murati ndër më të votuarit e 9 shkurtit

Lajme
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut - Kosovë, inspektohen punimet për

Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut - Kosovë, inspektohen punimet për "One Stop Shop" në Bllacë

Lajme
Profesori Dashnor Nebija diagnostikohet me kancer, kërkohet ndihmë për trajtim mjekësor jashtë vendit

Profesori Dashnor Nebija diagnostikohet me kancer, kërkohet ndihmë për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme
Kalo në kategori